Depresioni dyshohet se ka shtyrë një 32-vjeçar t’i japë fund jetës. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “Garunjë” në Sauk, Tiranë kur Kreshnik Gorana, u gjet i vetëvarur në banesën e tij. Familjarët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë por ka qenë i kotë pasi i riu nuk jepte shenja jete. Për ngjarjen u njoftua policia e cila mbërriti në familjen Gorana për të zbardhur rrethanat e vetëflijimit. Në bazë të deklarimeve të familjarëve të 32-vjeçarit rezulton se ai vuante nga depresioni prej disa kohës. Trupi i pajetë i Kreshnik Goranas u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme dhe më pas iu dorëzua familjarëve. Policia tha se po vazhdojnë hetimet për të identifikuar me saktësi shkaqet e këtij vetëflijimi.
