Deputetë, harram e paçi votën time!

redaktor

Letër e nënshkruar

I.Berberi Pogradec

 

Deputetë socialistë, harram e paçi votën time… Arbnori ju quajti “specialistë” (ustallarë). Jo! Ju nuk jeni ustallarë, ju jeni nallbanë… T’ju “bëjë moral” për Kosovën, Saliu, ky, që theu embargon për të furnizuar tanket serbe, për më shumë kosovarë të vrarë, ky që ishte kundër Rambujesë, kundër UÇK-së (simbol i saj) heroit Adem Jashari -që çuditërisht kundër UÇK-së ishte dhe sivëllaj i tij, Rrugova, që pat deklaruar se nuk desh asnjë anëtar të saj. Çlirimin e Kosovës e shihte nëpërmjet kompromisit me kasapin e Ballkanit, Millosheviç (kompromis midis ujkut dhe deles). Kjo fotokopje e Saliut shkoi dhe me larg,nuk begenisi as të zbresë nga avioni,pa le më për të vizituar bashkëkombasit kosovarë në atdheun amë, të përzenë prej gjenocitit serb. E pra zotërinj deputetë socialistë, në vend të një reagimi të ashpër ndaj këtij, që më shumë se askush dëmtoi Kosovën – të bësh guakun, harram votën time!… T’ju “bëjë moral” për etikë ky gojëprishur, duke ju bërë qenër e zagarë, që do të thotë se të tillë jemi dhe ne 1milionë që ju votuam, dhe “të bësh të shastisurin”, harrëm votën… Të durosh këtë llapaqen me orë të tëra para foltores së kuvendit, duke e kthyer këtë në një shurrëtore, duke fyer me fjalët më të pista si, lavire, prostitutë, horr, qelbësira, rrugaç etj, siç fyeu Ina Ramën, ndryshe mbesën e tij, çupën e tij, motrën e vëllait, bashkëshorten, nënën, femrën shqiptare , zyrtaren e lartë shtetërore dhe të mos ngrihesh fuqishëm për t’i dhënë “reston” që i takon, harram votën time…

Të tallet me ju e t’ju akuzojë si “bijt e etërve” ky komunist ” “24 karat”, sekretar byroist, që ndryshe nga ju që s’keni parë me sy një tesër partie, ky e ruante një të tillë si gjënë më të shtrenjtë dhe nga pozita që i jepte kjo tesër thërriste “vdekje Shoshorit” etj., ky që akoma i vjen era shurrë Hysni Kapo, ky stalinist i fundit – dhe ju ta dëgjoni si të shastisur, paçi faqen e zezë…

T’ju quaj organizatë kriminale ky që bëri thirrje antikushtetuese në mes të parlamentit, ky vrasës serial që nga 2 Prilli e deri në vasjet në Bulevard më 21 Janar, që njohësi më i mirë i tij Izet Haxhia ia ka numëruar krimet si tespiet, që shiti detin shqiptar dhe ju ta dëgjoni, në vend që ta bëni që të mos e gjejë derën nga të dalë, pa le në burg që s’e futni dot siç thatë, këtë kriminel që na ndyu racën parlamentin duhet ta shihte me dylbi, e ju ta dëgjoni madje me vëmendje, paçi faqen e zezë e turpi ju mbuloftë, paçi harram votën time. Faleminderit “Dita” stafit tuaj më atdhetar, më të drejtë e më kurajoz.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *