Mark Hauptmann, njëkohësisht dhe anëtar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të NATO-s gjatë takimit që zhvilloi me Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati, vlerësoi maksimalisht ecurinë e Reformës në Drejtësi si një kusht i përmbushur tashmë për vijimin e rrugës europiane të Shqipërisë në stacionin tjetër.
“Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutës nuk duhet të vihet në dyshim nga asnjë palë. Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar. Kjo është demokracia” mësohet të ketë thënë ai sipas zyrës për shtyp të PS, duke shtuar se nuk është e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë të jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik.
Ndërkohë janë zhvilluar edhe takime te tjera me deputetë të koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues të grupeve parlamentare të partive të tjera dhe me raporterët për Shqipërinë të këtyre grupimeve.
Qëllimi i këtyre takimeve sipas kreut te grupit parlamentar socialist është angazhimi ynë lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i këtij rekomandimi edhe nga Bundestagu gjerman.
Në takimin me zotin Nikolas Lobel dhe zotin Axel Müller u diskutua mbi procedurat që do të ndjekë Bundestagu gjerman për shqyrtimin e vendimit për fillimin e bisedimeve.
Zoti Muller vlerësoi se qoftë Shqipëria, qofte Maqedonia e Veriut kanë plotësuar detyrat e lëna nga qershori vitit të shkuar në Këshillin Europian. Ka një vlerësim pozitiv edhe këtu në Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjatë 2019.
b.b/dita
