Eurodeputetët e djathtë austriakë: BE të mbajë premtimet për negociatat

J L

Eurodeputetët e djathtë austriakë, Othmar Karas dhe Lukas Mandl kanë deklaruar për median austriake, se Bashkimi Europian duhet të marrë parasysh rekomandimin e Komisionit Europian dhe të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pasi Komisioni i BE-së lëshoi rekomandimin për hapjen e bisedimeve të pranimit për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, parlamentarët europianë të Partisë Popullore Austriake (ÖVP) kanë kërkuar që të mbahen premtimet.

“Ne duhet të eksportojmë stabilitetin në mënyrë që të mos importojmë paqëndrueshmërinë”, deklaruan ata në median austriake “Vienna International News”.

“Është e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet vazhdimisht të zbatojnë reforma me një ndikim më të të gjerë, veçanërisht në fushën e drejtësisë, të drejtave themelore, mbrojtjes së pakicave, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke hapur negociatat me keto dy vende, ne mund të përforcojmë përgjithmonë vlerat europiane dhe miqësinë e ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE nuk nderrmerr hapin e rradhes, ndikimi i Rusisë, Kinës apo vendeve të tjera mund të kërcenojë të ardhmen tonë”.

Deklarata e dy europarlamentareve austriak vjen në të njëjtën ditë kur diplomacia polake ka inicuar një nismë, e cila kërkon nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të çelen në muajin qershor.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • BE – ja sot funxionon si nji Bande Mafioze Loby-stesh

    Bankieresh qe s’kan asnji far interesi mbi

    Europen e endren Europiane dikur !

    Endra mbi nji Europe te bashkuar u devojua qellimishte

    nga ata qe menaxhojne BRUXEL-in .
    ————-
    Premtimet e BE-se tashme ishin nji vryme ne uje ,

    nji mashtrim i ndergjegjeshem i atyre qe qendrojne

    ne Kupolen e Mafies se Bruxel-it.

    Premtuan se BE-ja do jete nji Epoke e ndritur e

    qyteterimit te Kontinentit Europiane dhe Vlerave te saj .

    Premtimi Nr 1- Do kemi ulje cmimesh kudo ne cdo

    artikull Ushqimore e kudo ne mallrat e Konsumit
    Fakt mbas krijimit te BE-es ( cmimet e Ushqimeve e gjithckaje qe ka te bej me Jeten e qytetrve Europian u Tre-fish-ua !)

    Premtimi 2 – BE-ja do hapi vende pune per te gjithe

    qe te gjithe te jen te punesuar e sdo exzistoje me papunesi !
    Fakt eshte : Qe me krijimin e BE-se u nxoren ne Konkurs Miljra Firma Europiane .
    Bankieret i bllokuan financimet Miljona qytetare u hodhen ne Rruge .

    Premtimi nr 3 : i cili u propaganduar me Te Madhe

    ishte Integrimi i popujve lindore te Kontinentit ,

    ne shoqerine Europiane pra BE-se .
    Fakte nr 3- INTEGRIMI ishte thjeshte nji Intrig-im

    sepse BE-ja bllokoj me force qendrimin e akoma me shume piunesimin e popujve te Ballkanit
    ne pergjithsi ne Europe ,

    duke i izoluar ata nga njohja e Kultures e shoqerise

    e jetes Europiane Perendimore (e cila nenkkupton pikerishte ate premtim Integrimin ne BE ,)

    duke bere thirrje ne vendet Afrikane Arabe e marre

    rrefugjate nga kto vende -qe nuk kishin asnji lloj lidhje

    me Kontinentin Europian

    dhe qe treguan perse ishin te afte ne Europe mbas

    marrjes pranimit si Rrefugjate ne vendet e BE-se ,

    qe ishte nji stradegji shit-blerje Skllave-sh !

    Pra kjo BE nuk mbajti jovetem Premtimet por u shndrua ne nji

    Preandori Skllaveruese per popujt e Europiane por edhe me tej .

    Duhet nji Reagim i forte perndryshe gjicka do sjelli

    Luften e TRETE BOTERORE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *