LSI ka mbledhur sot pasdite grupin e saj parlamentar. 30 minuta para nisjes së seancës së parë parlamentare për legjislaturën e re, 16 deputetët e LSI janë mbledhur në selinë e kësaj partie për të diskutuar rreth punimeve të Parlamentit të pas 23 qershorit dhe zgjedhjen e kreut të grupit parlamentar.
Petrit Vasili është zgjedhur me konsensus kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vasili do të udhëheqë grupin prej 16 deputetësh të LSI për 4 vitet e ardhshme.
Kreu I LSI-së, Ilir Meta, tha se kjo forcë politike shkon në Parlament e sigurtë. “Besoj te secili prej jush”, u shpreh Meta para deputetëve të tij.

Vasili eshte nje sharlatan, nje amalgame e mbeturinave te komunizmit dhe hajdut i babezise korruptive te ashtuquajtures demokraci. Nje njeri perfekt per filozofine e LSI. Urime per Meten dhe Arvizune.
Zoti Vasili! Kam besim se puna jote do spikat. Perfaqesoje babain tend, Kozmain e respektuar, mesuesin e perkushtuar te letersise.
Le te lehin qent. Ti shiko, vur ne zbatim ecien para te Shqiperise.