Deputetët e opozitës votuan Ruçin, reagon për herë të parë Berisha

Gazeta Dita

Ish-kryeministri Sali Berisha, me ane te nje statusi ne “Facebook”, ka reagur pas mbledhjes se Kuvendit, ku u zgjodh kryeparlamentar Gramoz Ruçi.

Statusi i plote

Sot dita me e zeze per parlamentin pluralist shqiptar!

Te dashur miq, zgjedhja e Gramoz Ruçit, ish ministrit te policise kriminale terroriste politike te diktatures hoxhiste, perben nje dite te zeze ne historine e parlamentit shqiptar.

Vendosja nga neobllokmeni Edvin Kristaq Rama e Gramoz Ruçit, ish ministrit te sigurimit te shtetit ne krye te legjislativit shqiptar, eshte nje perdhosje per se vdekuri e shpirtit te dhjetra mijra burrave, grave, femijeve, te moshuarve qe u persekutuan u torturuan shtazerisht, u burgosen apo ekzekuan nga policia sekrete me terroriste e Pasluftes se Dyte Boterore, arma mizore ne luften e klasave e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.

Vendosja e Gramoz Ruçit ne krye te parlamentit shqiptar eshte de facto rehbilitimi nga neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama i vepres mizore te eterve te tij barabar dhe dhjetra akteve kriminale terroriste te policise se tyre sekrete.

Ky akt eshte nje shpallje haptas lufte ndaj qindra mijra shqiptareve, viktima te luftes se klasave, dhe te gjithe atyre qe luftuan per permbysjen e diktatures hoxhiste ne Shqiperi. Dita e sotme ishte dita me e zeze ne tere historine e pluralizmit shqiptar! sb

Share This Article
9 Comments
  • Nuk ke per te uluritur me ne kuvend si ne kohen e Ilir Metes qe te kishte lene te lire te beje c’te doje vetem per Ilirin mos te thoshe nji fjale , si atehere kur e therrisje ;”Ilir Floriri.Prandaj nuk e do Gramoz Rucin, se sa per ate qe ai ka qene” minister .i diktatures” ti e ke “stazhin” e partise se punes me te vjeter dhe me te pasur se Gramozi.

  • Salushe Qoftëlargu boll me fantazmat e komunizmit me te cilat kerkon te mashtrosh ata trushplare mjerane qe vegjetojnë pranë cesspool-it SHQUP. Ti mbetesh fossili i gjallë dhe i pazevendsueshem i atij rregjimi. Tani thuaj shqiptareve si i morri 80 vota burri i Labërisë? Apo qesh se nuk qan dot.

  • Shqiperia po shendoshet ekonomikisht, politikisht dhe moralisht, prandaj mos u shqetesoni per pranine e Sali Kancerit ne trupin e saj, ndihmon ne ekuilibrin e vlerave.

  • Pa vlere sale llafe bosh sna duhesh as ti as ai e askush prej jush qe jeni aty e llomotitni .ndersa populli po nuk punoi jashte shtetit vdes.ndaj krijoni pune ate beni

  • Vampiri Berisha prononcohet per figuren madhore te Gramos Rucit . Gramos te quajne Gramos Jeni urime ne detyren e larte si kryetar i.kuvendit

  • Vampiri Berisha prononcohet per figuren madhore te Gramos Rucit . Gramos te quajne Gramos Jeni urime ne detyren e larte si kryetar i.kuvendit Me shkruani se eshte dublikate Kur z Gramos Ruci zgjidhet per jete te pare si kryetar i Kuvendit??!! Kjo pergjigje qe me dergoni tregon se kush Jeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *