Deputetët e përgjuar: Të shkarkohet Visho Ajazi

Dita

Dy deputetët e përgjuar Tom Doshi dhe Mark Frroku kërkojnë shkarkimin e drejtorit të SHISH, Visho Ajazi.  Deputeti Doshi shprehet se ka qenë në dijeni që më herët se ka qenë i përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

“E kam ditur shumë mirë që kam qenë në përgjim gjithë kohën kështu që nuk ka ndonjë gjë shqetësuese për mua. Por problemi është se përgjimet nuk janë të ligjshme ndaj unë i propozoj kryeministrit që të shkarkojë Visho Ajazi Likën dhe Prokurorin e Përgjithshëm nëse ka dhënë miratimin për përgjimin e deputetëve”, thotë Doshi.

“Është gjë më se e nevojshme që të tërë të marrin vesh se çfarë ka bërë Sali Berisha 8 vjet në pushtet dhe çfarë po bën ushtari i tij që është sot drejtori i SHISH-it. Berisha vazhdon të komandojë prokurorinë dhe SHISH-in”, vijoi ai për “Shekullin”.

Ndërsa deputeti Mark Frroku shprehet: “Unë nuk kam ndonjë problem nga përgjimi por të përgjojnë familjen time, kjo më shqetëson shumë. Të përgjohem unë me familjarët e mi është e patolerueshme. Jam kundër çdo gjëje të paligjshme”,  tha Frroku.

 

Share This Article
2 Comments
  • adriatik llalla eshte nje i paafte qe e ka mbushur prokurorine me sojin dhe sorollopin e shoket e vet. pasoje e punes se tij te dobet eshte dhe rritja e kriminalitetit dhe shfrenimi i korrupsionit ne rradhet e gjyqesorit.
    Shkarkimi i adriatik llalles eshte shume i vonuar. mazhoranca gjigante socialiste dhe e LSI se duhet te mos e lene intitucioinet e shtetit ne duart e berishes qe e ka marre ne qafe Shqiperine po ti nderroje sa me shpejt te gjithe kreret e institucioneve, duke filluar nga Presidenti, prokurorin e pergjitheshem, kryetarin e SHISH, Neritan Ceken,Keshillin e larte te drejtesise e me rradhe. Populli Shqipetar ka votuar me 23 Qershor 2013 kunder berishes dhe njerezve te tij qe e bene shqiperine rrumuje. Ndaj dhe vullneti i popullit duhet te cohet deri ne fund.

  • Deputetët e përgjuar/mbetën duke u ankuar/ po kujt i ankohen vallë/ kur nuk qërojnë dot një llallë? Hajt tung deputeto! Mos na u qani neve sepse s’kemi as vota,as para dhe s’jemi as mazhorancë për t’i hequr?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *