Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Deputetët e rinj të Kuvendit, kush ikën dhe kush vjen
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Deputetët e rinj të Kuvendit, kush ikën dhe kush vjen
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

Deputetët e rinj të Kuvendit, kush ikën dhe kush vjen

redaktor
Published April 11, 2015
Share
SHARE

Me rikandimin e tre deputetëve aktualë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pritet që të futen në Kuvend për herë të parë edhe te figura të reja.

Me largimin e Armando Subashit, si deputet i qarkut të Fierit pritet që të zgjidhet Xhevit Bushaj.

Ndërsa në vend të deputetes Majlinda Bufi që kandidon në Roskovec, pritet të vijë Antoneta Dhima. Një emër i ri pritet që të vijë edhe në qarkun e Durrësit, ku tashmë kandidatet femra janë ezauruar nga lista e PS-së. Në vend të Artur Bushit, tashmë në Kuvend pritet që të hyjë Shkëlqim Troplini.

Kjo legjislaturë do të mbahet mend për numrin më të madh të deputetëve të cilët kanë bërë betimin. Ndonëse prej zgjedhjeve të 23 qershorit dolën 140 deputetë, një pjesë e mirë e tyre dhanë dorëheqjen për t’u emëruar në funksione të tjera.

Fillimisht do të ishin ministrat ata që do të jepnin dorëheqjen, kjo nga një pakt që Rama bëri që në fillim duke deklaruar se ministrat do të ishin të obliguar gjithë kohës ndaj detyrës.

Vetëm Shkëlqim Cani dhe Damian Gjiknuri kanë ende mandatin e deputetit. Ndërsa më pas, do të ishin edhe dorëheqje të tjera të cilat ishin për arsye personale.

redaktor April 11, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?