Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Deputetët Idrizi e Tahiri raportojnë para Komisionit të Jashtëm
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Deputetët Idrizi e Tahiri raportojnë para Komisionit të Jashtëm
Politike

Deputetët Idrizi e Tahiri raportojnë para Komisionit të Jashtëm

redaktor
Published February 20, 2013
Share
SHARE

Projektrezoluta për Çamërinë, e propozuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka nisur shqyrtimin në Komisionin Parlamentar të Jashtëm.

Deputetët e kësaj partie, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kanë sqaruar përpara deputetëve rëndësinë e miratimit të saj nga Parlamenti shqiptar, për të çuar në vend, siç thane ata, nje ceshtje historike qe sot rendon mbi shqiptaret.

“Kjo rezolutë është historike sepse tenton të afrojë platformën më të qartë për të zgjidhur jo thjesht çështjen çame, por atë të pabarazisë, që ekziston në marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor. Ne nuk mundet vazhdimisht t’i japim koncensione Greqisë, t’i falim borxhe, të ulim qafën dhe të mos tregohemi dinjitozë dhe të kërkojmë reciprocitet. Në Shqipëri janë ndërtuar varreza dhe po kërkohen në qindra pika për ushtarët e vrarë grekë gjatë luftës italo-greke, pavarësisht se ishin pjesë e një lufte pushtuese të territorit të Greqisë në territorin tonë. Por ku është reciprociteti, pse ne nuk na lënë të nderojmë viktimat e pafajshme, gratë dhe fëmijët e popullsisë çame të shkulur nga rrënjët?, tha Idizi.

Pasi ka sqaruar nje pas nje, 13 pikat qe permban rezoluta e propozuar nga PDIU, Idrizi tha se gjithsesi ajo mbetet e hapur per ndryshime nga Parlamenti. Kreu i PDIU-së apeloi per miratimin e saj dhe ne rast se kjo rezolute nuk merret me pas ne konsiderate nga Greqia, tha ai, do të ndiqen rruge të tjera.

“Me të njëjtën logjikë të ndërkombëtarizimit, pasi ne të kemi shterruar të gjitha rrugët diplomatike në kontaktet dypalëshe të të gjithë niveleve, ne duhet të përgatitemi t’i drejtohemi institucioneve adekuate ndërkombëtare sepse ne besojmë tek të drejtat e njeriut dhe institucionet e saj, referuar edhe Gjykatave Ndërkombëtare. Ne si komunitet po konsultohemi për rrugët e zgjidhjes së kësaj cështjeje, nëse Greqia nuk jep shenja të një reagimi konstruktiv”, tha Idrizi.

Edhe deputeti Dashamir Tahiri beri thirrje per miratimin e rezolutes. Ndersa asnje nga deputetet e Komisionit te Jashtem nuk ka bere asnje koment rreth saj. Diskutimi i projektrezolutes pritet te behet ne mbledhjet e ardhshme te ketij Komisioni.

Edhe deputeti Dashamir Tahiri beri thirrje per miratimin e rezolutes. Ndersa asnje nga deputetet e Komisionit te Jashtem nuk ka bere asnje koment rreth saj. Diskutimi i projektrezolutes pritet te behet ne mbledhjet e ardhshme te ketij Komisioni.

redaktor February 20, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?