Deputetët portugezë në kampingun e LRI-së

Elton Tafaruci

Deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, Joao Torres dhe  Ivan Gonçalves kanë qenë sot në Kampingun e LRI-së në Jalë, ku kanë dhëne edhe një intervistë për mediat.

Në intervistë, deputeti i PS të Portugalisë, Joao Torres, e cilësoi si tepër të rëndësishëm rolin e Lëvizjes Rinore për Integrim edhe në arenën ndërkombëtare.

“Unë mendoj se roli i LRI në arenën ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm. Ju tashmë keni Zv. Presidentin në Internacionalen e te Rinjve Socialiste. Evropa, në fakt e gjithë bota, po përballet me probleme të mëdha dhe të ndryshme. Ne kemi një sërë sfidash si socialdemokratë dhe e vetmja rrugë për t’u përballuar me këto probleme është duke forcuar marrëdhëniet tona, ndërmjet vendeve ashtu dhe marrëdhëniet midis kulturave dhe organizatave. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta bërë bashkëpunimin tonë më të fortë midis forumit portugez dhe LRI-së. Ne jemi të gatshëm për të përkrahur organizatën tuaj në këtë rol të rëndësishëm që po luani dhe do luani në të ardhmen”, theksoi Torres.

I pyetur se cili do të ishte mesazhi i tij për gjithë të rinjtë shqiptarë, deputeti i PS të Portugalisë u shpreh se të rinjtë kurrë nuk duhet të dorëzohen, por duhet të vazhdojnë të luftojnë për lirinë, barazinë dhe për një botë më të mirë. Deputeti Torres deklaroi se kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Besoni në bukurinë e ëndrrës tuaj, besoni në bukurinë e ëndrrës tonë si socialistë dhe socialdemokratë dhe kurrë mos u dorëzoni, vazhdoni të luftoni për lirinë, barazinë dhe së bashku ne mund të kemi një botë më të mirë, një Evropë më të mirë. Kjo është arsyeja pse ne jemi në Shqipëri dhe ju falënderojmë shumë që na ftuat. Mendoj se çdo i ri në Evropë duhet të luftojë, sepse ne nuk duhet të jemi një gjeneratë si ajo e shkuara. Kjo është e vështirë, sepse ne duhet të luftojmë shumë dhe kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI”, u shpreh Joao Torres.

Ndërsa pyetjes si e shikoni rolin e LRI-së me atë çfarë keni parë këto ditë, por edhe me bashkëpunimin që keni pasur deri më tani, debuteti, Ivan Gonçalves u shpreh se:

“Kjo është një sfidë e re dhe kërkon që të rinjtë të përfshihen në politikë. Por, sfida më e madhe është hyrja në Bashkimin Evropian, pra ne kemi sfida të përbashkëta. Por, ne duhet të punojmë për një Evropë më të mirë, prandaj duhet që të përfshish të rinjtë në politikë dhe ju po e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe besoj që ju jeni organizata rinore më e madhe në Shqipëri. Dhe po e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe për organizatat e tjera rinore socialiste në Evropë”.

Share This Article
1 Comment
  • Ne fakt e shoh qe s’paska komente, por ja une po e bej nje koment, pasi mora spunto nga lajmet e mbremjes ne TV.
    Ne lajmet e mbremjes me beri pershtypje thirrja qe ju bene deputetet portugez te rinjve te LRI-se e LSI-se: “Qe kurrë mos u dorëzoni, vazhdoni të luftoni për lirinë, barazinë dhe së bashku ne mund të kemi një botë më të mirë, një Evropë më të mirë”. Ne fajkt do ishte shume e sakte dhe shume ok nese keta te rinj do i kishim pare ndonjehere ne ndonje aktivitet ndryshe, jashte partive politike dhe vetem atehere kjo thirrje do te zinte vendin e duhur. pasi keta te rinj i sheh te mbledhur grumbull vetem rreth partive te tyre qe perfaqesojne dhe asnjehere si pashe ne rruge ne ndonje proteste, apo greve, ne ndonje maniferstim apo thirrje rinore, kunder ndonje padrejtesie, varferie, skamje, korrupsioni, anarshie, etj si keto. Atehere ku e ka vendin thirrja e deputetit…..!?, Jo per mendimin tim tek keta te rinj, jo nuk e ka aspak. Dhe kete e them me bindje te plote. Ku e ka vendin kjo thirrje, kur shume pak nga keta te rinje jane te mireshkolluar e shume prej tyre jane me nje arsimim me minimal te mundshem. Po po kjo eshte mese e vertete. Te pakten keshtu ndodhe me disa prej tyre qe njohim ne ketu, ende nuk jane diplomuar ne nivelin e pare te bachelor-it. Shumica e ketyre te rinjve jane te sistemuar ne universitetet private dhe sidomos te disa nga te cilat thuhet se investohen nga disa pronare te ketyre forcave politike. Po pse keshtu do te shkohet drejt Evropes te nderuar deputete. Me keta te rinj qe s’dine te protestojne asnjehere, por qe jane vasale te partive politike. Mbaj mend para ca viteve dhe me eshte bere fiksim nga lajmet, kur filloi kriza greke dhe mesa mbaj mend qeishte kryeminister Papandreu, filluan protestat ne Greqi per reniet ekonomike qe po pesonte vendi dhe nje prej protestuesve ishte dhe djali i kryeministrit, Papandreut, i cili me pas dhe doreheqjen. Ja pra me te tille te rinj shkohet drejt Evropes dhe jo me te tille si tanet ne Shqiperi qe dine te thirrin vetem per partite. Ne nje vend qe s’ka shpirt protestuesi, veshtire te zhvillohet ai vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *