Deputetët që duan babën dhe ulliri i gazetares

redaktor

Grupi i deputetëve të PD-së kërkon që baba të jetë në parlament. Ndryshe braktisin sallën. Ata thjesht, fare thjesht, kërkojnë babën. Po babën aty e kishin, por baba broçkullit. Shan të inkriminuarit e majtë të gjithë me emër të marra nga qytetari dixhital. Komisioni i Kuvendit e përjashtoi babën. Ç’ka këtu për t’u shqetësuar për babën? Atë do ta kenë prapë dhe do kënaqen me të, ata edhe gjithë ne që dëgjojmë babën.

E nderuar gazetare Luka! Ju i kërkoni babës ta takoni në mënyrë njerëzore duke i afruar rrënjën e ullirit. Nuk e besoj se do ndodhë një takim i tillë. Nuk e besoj. Se pas takimit që e mendoni ju, do kërkojnë takim familjarët e Gërdecit, familjarët e 21 Janarit, familjarët e Remzi Hoxhës etj.

Do kërkojnë takim me babën Ina Rama, Bamir Topi. Do vazhdojnë takimin 320 të përgjuarit me aparatin në Vlorë. Gjithë Shqipëria do të takojë babën. Është e vështirë të realizohet, me babën është e vështirë. Dhe n.q.s do ndodhë kjo, atëherë ju e nderuar Zenepe Luka do të jeni një nga shkaktaret e aprovimit të reformës në drejtësi direkt me babën. Po baba nuk njihte baxhanakun në Gërdec e ju, ju ka harruar fare. Baba do të përgjigjet se do jetë gabim teknik.

Sa punë të “mëdha” janë bërë me babën e baba nuk ha pyka nga ndjenja njerëzore. Atij po i luan mendja për qytetarin dixhital dhe kolltukun.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *