Deputetët votojnë penalizimin e mohimit të gjenocidit armen

Dita

Deputetët francezë votuan sot në unanimitet një amendament të qeverisë që mundëson penalizimin e kontestimit ose të banalizimit të gjithë krimeve kundër njerëzimit, duke përfshirë skllavërinë dhe gjenocidin armen.

Ky amendament, i votuar që në fazën e parë penalizon këtë mohim me një vit burg dhe 45.000 euro gjobë.

“Krimet e përfshira janë ato për gjenocid, krime të tjera kundër njerëzimit, krime degraduese deri në skllavëri ose të shfrytëzimit të një personi deri në skllavëri dhe krime lufte”, sipas amendamentit të votuar.

“Ndërkohë vetëm mohimi i Holokaustit aktualisht ka ushtruar kundërshtinë me qëllim parandalimin e zhvillimit të një akti të cilësuar të rrezikshëm, ky projektligj do të mundësojë ndërshkimin e kontestimit ose të banalizimit të të gjithë krimeve kundër njerëzimit ose të krimeve të luftës, në mënyrë jo kufizuese, deri atëherë të pranuara nga një organ ligjzbatues”, saktësoi sekretarja e Shtetit për Barazi Reale, Ericka Bereigts.

Share This Article
1 Comment
  • Po pse penalizohet? Ku eshte liria e fjales?
    Apo liri fjale te thuash ato qe do ti.
    Edhe enveri kishte liri fjale vetemvqe sduheshe te shaje partine dhe enverin.
    Hipokrizi demokraci
    Kush ta fut e kush te q…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *