Deputeti gjerman: Kosova nuk ka shpresë për t’u anëtarësuar në BE

Dita

Deputeti socialdemokrat në Bundestag, Josip Juratoviç konsideron se Kosova nuk ka arritur sukses sikurse pritej, edhe pse tanimë është një shtet i pavarur prej 10 vitesh.

Në një intervistë të shkurtër për DW ai thotë se Kosova dhe rajoni e ka humbur shpresën që në një të ardhme të afërt të bëhen anëtarë në Bashkimin Evropian .

Deputeti socialdemokrat, Juratoviç i bën thirrje Kosovës për përgjegjësi politike, dhe lidërve për t’u orientuar drejt temave politike.

Ai përmend ndihmesën që u duhet dhënë popullit, dhe rendit kështu; krijimin e vendeve të punës e sigurinë sociale, që sipas tij mund të arrihen vetëm falë bashkëpunimit me fqinjët.

“E pranoj që është një rajon i vështirë dhe gjendet në një situatë të vështirë,” thotë ndër të tjera, Juratoviç.

s.a/dita 

Share This Article
1 Comment
  • PERSE NUK PROPOZON NDIHMA POPULLIT TE KOSOVES KY POR I DEMORALIZON ME …FJALE NEGATIVE …EDHE ROMA NUK U BE NJE NJE DITE SHOKU ME RROBA DOKU …PRANDAJ MATI FJALET PAR SE TE LESOSH .. FUTETE VENDE TE KORRUPTUAAR SI RUMANIA BULLGARIA DHE …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *