“Lulzim Basha mbështetet ende te këshillat e Sali Berishës”. Kjo është përshtypja edhe e deputetëve gjermanë pas takimit që ata patën në Gjermani me kreun e PD-së, Basha. Deputeti Roderich Kiesewetter tha se :
“Ai e sheh veten si shefin përgjegjës të Partisë Demokratike, i cili sigurisht që ende mbështetet te këshillimi i Berishës dhe i të tjerëve, por që vendos thekse të veta dhe që dëshiron një parti të pastër, që ka një lidhje të mirë me popullin”, u shpreh Kiesewetter.
Kiesewetter shtoi se e kishte inkurajuar kryetarin e PD “që ta vazhdojë rrugën e tij dhe që të zbatojë vullnetin e tij edhe përballë kundërshtarëve në partinë e tij.” Sipas Kieseëetter, “te Partia Demokratike ekziston ende një nevojë për reforma, por këtë Basha e ka kuptuar dhe ai edhe do ta bëjë. E kam fjalën për reformën partiake, por edhe për kontribut konstruktiv në reformimin e shtetit juridik, për lustracionin e kështu me radhë”, tha deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Roderick Kiesewetter.
Përsa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti gjerman Kiesewetter bëri të qartë se ky mbetet një problem i politikës së brendshme të Shqipërisë. “Zgjidhjen duhet ta gjejë politika e brendshme e Shqipërisë”, tha Kiesewetter për DW.
Sipas Kiesewetter, “te Partia Demokratike ekziston ende një nevojë për reforma, por këtë Basha e ka kuptuar dhe ai edhe do ta bëjë. E kam fjalën për reformën partiake, por edhe për kontribut konstruktiv në reformimin e shtetit juridik, për lustracionin e kështu me radhë”, tha deputeti i CDU-së në Bundestagun Gjerman, Roderick Kiesewetter.
