Fitorja e Vetëvendosjes së Albin Kurtin është për Josip Juratoviçin, deputeti socialdemokrat gjerman në Bundestag dhe eksperti për Evropën Juglindore, një fitore e demokracisë. Ai e quajti këtë fitore “një shenjë të mirë për demokratet dhe demokratët e vendit”.
Në prag të vizitës së tij në Serbi dhe Kosovë si pjesë e delegacionit gjerman në këto dy vende, Juratoviç tha se: “Ndryshimi i mundshëm i qeverisë duhet të shihet si një dinamikë e re në zhvillimin demokratik të Kosovës. Megjithatë, rezultati, sidomos për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, është detyrë dhe njëherazi përgjegjësi për të vënë në jetë në mënyrë aktive vlerat demokratike të partisë dhe vendit. I duhet zgjatur dora pakicës serbe të vendit për të ulur tensionet. Këtu qeveria e re duhet t’i kthehet dialogut, në mënyrë që të vendosë stabilitetin dhe, mbi të gjitha, normalitetin për popullin e Kosovës. Ky dialog duhet t’u hapë të dyja palëve rrugën për një të ardhme paqësore me respekt dhe njohje të ndërsjelltë”.
Juratoviç vizitoi këtë të martë Beogradin me një grup kolegësh nga Komisioni parlamentar për çështje të jashtme, konkretisht grupi parlamentar që merret me parandalimin civil të krizave, mënjanimin e konflikteve dhe veprimin e rrjetëzuar. Grupi udhëhiqet nga deputeti i të gjelbërve Ottmar von Holtz. Në delegacion marrin pjesë parlamentarë të të gjitha partive.
Gjatë qëndrimit të tyre katërditor (08 -11 tetor 2019) deputetët do të njihen nga afër me mundësitë e rifillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se çfarë mund të bëjë pala ndërkombëtare për ta ndihmuar procesin.
Siç bëhet e ditur nga Bundestagu, delegacioni do të vizitojë Beogradin, Mitrovicën dhe Prishtinën, ku do të takohet me përfaqësues të BE-së, OSBE-së, KFOR-it dhe EULEX-it, përfaqësues të OJQ-ve, do të vizitojë projekte pajtimi në terren dhe do të bisedojë me përfaqësues të të rinjve dhe aktivistë të paqes.
Burimi: DW
e.ll./dita

Si ishte ajo prralla i falni territor malit zi se do ju heqim vizat?
U tha u be
Ky ka qene lloji i politikanit qe ju keni mbeshtetur ne popullin tone
Tani nuk po dini se cdo kerkoj albini beni mire te shkoni te mustafa bashke me listen serbe dhe pan e ta coni albinin ne opozite se jua dhjeu fytyren krejt si be
ai mund te kerkoi vetem shba si ndermjetes ose ska bisedime