Deputeti i Agimit të Artë: Hitleri një personalitet i madh

anazapta

Një nga deputetët e partisë greke neonaziste “Agimi i Artë”, thotë se ish-diktatori gjerman Adlof Hitler është një personalitet i madh. Në një dokumentar për një televizion australian, deputeti i Agimit të Artë, Ilias Panagiotaros e ka cilësuar aktorin shqiptar Laert Vasili një idiot.

Vetëm pesë javë para zgjedhjeve lokale në Greqi dhe ato për PE-në, partia më e madhe opozitare në Greqi “Syriza” ka deklaruar se, në grupin e kandidatëve për këshilltarë të prefekturës së Atikës, përkrah një prej liderëve më të fuqishëm të saj, zonjës Rena Dhurou, do të jetë edhe aktori dhe regjisori tashmë i mirënjohur në Greqi dhe Shqipëri, Laert Vasili.

Gjatë intervistës, deputeti i Agimit të Artë, Ilias Panagiotaros thotë se nëse shteti helen do të ishte në drejtimin e tyre do të kishin zgjidhur të gjitha problemet.

Ndërkohë ai thotë se homoseksualiteti është një “sëmundje”. Partia greke neonaziste ka marrë rreth 18 vende në parlamentin grek, duke shfrytëzuar krizën ekonomike që ka përfshirë vendin si dhe politikat naziste kundër emigrantëve. Qeveria greke e kryeministrit Andonis Samaras e ka cilësuar Agimin e Artë si një organizatë terroristë, ndërsa lideri i kësaj partie si dhe disa deputetë të tjerë janë pas hekurave.

 

Share This Article
1 Comment
  • Dhe te mendosh qe masakra ndaj cameve autoktone u justifikua me bashkepunimin me nazistet.Bashkepunetori i dokumentuar me nazistet ishte Napoleon Zerva.Keta greket jane hipokrite edhe me veten e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *