Deputeti Peza: Sot dhuruam 10 lopë

redaktor

Këto 24 vite kemi parë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë në pozicione të ndryshme.

Disa bëjnë ndonjë punë përpara fushatës duke çuar ndonjë makinë me zhavorr për ndonjë copë rrugë, të tjerë që ndërtojnë ndonjë rrugë.

Deputeti i PS, Alfred Peza përpara fushatës nisi ndërtimin e disa shtëpive ku dha një ndihmë për disa familje që ishin në nevojë. Por Peza e ka vazhduar ndihmën për zonën që e ka zgjedhur edhe pas zgjedhjeve.

Gjatë ditës së djeshme ai ka qenë në Komunat Karinë, Gjocaj dhe Përparim për të shpërndarë 10 lopë në formë dhurate.

“Sot në Peqin, realizuam me sukses projektin për dhurimin e 10 lopëve të racës irlandeze me rendiment 40 litra qumësht në ditë, për 10 familjet më në nevojë në komunat Karinë, Gjocaj dhe Përparim. Një projekt që do të vijojë me të tjera familje në të ardhmen,” shkruan Peza në Facebook.

2

3 4 5 6 7

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *