Anëtari i Komisionit të Ekonomisë, njëherësh deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, nëpërmjet një statusi në Facebook, kritikon qeverinë për krizën ekonomike që ka sjellë.
Sipas Spahiut, qeveria po bën sikur po reflekton pas 5 vitesh, por pavarësisht kësaj, besimi ka humbur tërësisht tek qytetarët.
Më poshtë statusi i plotë:
Qeveria njofton lehtësi fiskale, pra, pas pesë vitesh pranon gabimet, pa kërkuar ndjesë për dëmet që solli.
Normal që bëjnë ç’të duan pasi zgjedhjet nuk u fituam me program ekonomik, por u grabitën, në kuptimin e plotë të fjalës.
Ju, edhe zero të bëni tatime e taksa, e keni humbur besimin se mund të bëni ekonomi në këtë vend.
Mund të blini e grabisni vota, por e pamundur “të blini” besimin e investitorëve e bizneseve në Shqipëri!
P.S. Statusi Minatorit ç’po bëhet…?????
o.j/dita

Po,
Edhe besimi tek ju i shoqerise shqiptare eshte edhe ma i ulte ,siç e tregoj ‘demonstrimi ‘i forces suaj me 26 maj…
Ju nuk perfasoni Shqiperine,e nuk perfadoni shqiptaret po perfasoni vetem te keqen e Shsiperise:bandat grabitçare,te veshur me petken e politikes.