Ish-deputeti i PD, Gazmend Oketa tërhiqet nga politika

Mila Hysotoci

Gazmend Oketa, njëri prej ish-ministrave të rëndësishëm të Partisë Demokratike, ish-deputet i PD për Qarkun e Durrësit, mori vendimin për  t’u tërhequr nga politika.

Oketa u shpreh se prej vitit 2008 sistemi politik është deformuar dhe nuk përfaqëson interesin publik.

“Vendimin për t’u larguar nga politika e kam marr më herët, por së fundmi është bërë publik. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, unë preferova të tërhiqesha nga politika. Ka vite që i gjithë sistemi po deformohet. Ka kohë që ka filluar deformimi i përfaqësimit të interesit publik.

Me ndryshimin e kodit zgjedhor në vitin 2008, me kalimin nga një sistem mazhoritar i miksuar, kalimi në lista të mbyllura partiake. Hoqi mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, si dhe bëri që përfaqësuesit e politikës të zgjedhin një rrugë për ta pasur mirë me kryetarin e partisë përkatëse”, u shpreh Oketa.

M.H/ Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *