Deputeti i Partisë Demokratike Selami Xhepa, lëshon alarmin se miniera e Bulqizës, një nga pasuritë më të mëdha natyrore të vendit, po shkon drejt degradimit për shkak të keqmenaxhimit dhjetëvjeçar nga sektori privat.
“Që nga marrja me koncension e kontratës, që nga viti 2001-2002, praktikisht në gati një dekadë që kontrata po menaxhohet nga sektori privat, investitorët privatë nuk kanë arritur të plotësojnë detyrimet ligjore, në veçanti kryerjen e investimeve që lidhen me zgjerimin ose jetëgjatësinë e këtij aktiviteti ekonomik”, tha Xhepa.
Zoti Xhepa, i cili përfaqëson zonën e Bulqizës në Parlament thotë se keqmenaxhimi i minierës, që shteti e ka toleruar gjatë kësaj kohe ka bërë që përfitimet për banorët e zonës, por edhe ekonominë kombëtare në tërësi të jenë minimale.
“Miniera e kromit ka punësuar një numër shumë të madh qytetarësh, kam parasysh që në kulmin e veprimtarisë së saj më shumë se tre mijë qytetarë kanë qenë të punësuar, që do të thotë ofronte një punësim për një numër shumë të gjerë banorësh, ndërkohë që tani perspektivat e punësimit kanë ardhur gjithnjë e në tkurrje. Të ardhurat që ka garantuar miniera kanë ardhur gjithashtu në rënie, për shkak të rënies së volumit të aktivitetit ekonomik, por ajo që është më shqetësuese është që deri tani miniera po vazhdon të shfrytëzohet thjesht nga rezervat gjeologjike të krijuara nga investimet e hershme”, tha Xhepa.
Pak javë më parë e drejta e shfrytëzimit të minierës u ble nga ‘Balfin Grup’, një shoqëri e zotëruar nga biznesmeni shqiptar Samir Mane.
“Si përfaqësues i këtij komuniteti i kam bërë apel Ministrisë së Ekonomisë për të kërkuar ndjekjen e gjithë procedurave ligjore dhe respektimin e detyrimeve kontraktore për investitorët për koncensionarët pavarësisht nacionalitetit të tyre, në mënyrë që të garantohet dhe t’i kthehet besimi qytetarëve dhe minatorëve që kjo pasuri natyrore do të ketë një jetë të gjatë dhe kjo menjëherë do të ofrojë më shumë përfitime për komunitetin”, tha Xhepa.
Zoti Xhepa thotë se nëse Qeveria do të vazhdojë të tolerojë mosrespektimin e detyrimeve të privatit, jo vetëm miniera, por edhe qyteti i Bulqizës rrezikon një fund të hidhur.
“Nëqoftëse një situatë e tillë do të ndodhte mendoj se do të kjo do të rrezikojë seriozisht vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik në këtë pasuri natyrore, duke rrezikuar padyshim edhe ekzistencën e vetë qytetit, sepse këto qytete minatorësh e lidhin ekzistencën e vetvetes së tyre, pikërisht me ekzistencën e një aktiviteti të tillë, në rast të të kundërt vihet në dyshim edhe ekzistenca e vetë qytetit”, tha Xhepa./tch
Shume vone Xhepa! Ti i di personat qe e kane bere kerte krim po s’ta mban te flasesh se Sala te ha koken.Ju,antaret e PD duhet te rexoni Berishen dhe ringjalleni PD per te cilen luftuam.Berisha eshte i vetmi antar i PPSH qe ka mbetur .
Shume i sakte dhe i drejte mendimi i z.Xhepa per minieren e Bulqizes,por jo vetem.Ne shume pasuri publike qe u shiten te huajve ndodhen fenomene te keqmenaxhimit.Kete perfundim pati edhe operatori i shperndarjes se energjise.
Per te vazhduar me keqmenaxhimin nga shqiptaret ne shendetesi,duke vnedosur ne spitalet rajonale militante ,njerez te marre nga rruga dhe duket rezultati.Per ilustrim do sjell ne vemendjen e lexuesve te gazetes Dita nje fragment te nje ngjarjeje te jetuar :
“…-Mbani radhën,pajtoni fëmijën,se doktori është në vizitë,-u dëgjua zëri i infermieres.Kishte dhe nja dy tre gra përpara nënës së Egzonit,i cili tashmë nuk qante,por mundohej me mendjen e tij ta bindte nënën që mos t’i bëjnë gjilpëra. Ajo hyri në vizitë e fundit.Mjeku pediatër i bëri vizitën Egzonit shpejt e shpejt,e pasi ndezi një cigare,u drejtua së ëmës:- Fëmija ka ftohje.Ne nuk kemi kushte as mundësi për ta shtruar.Me këtë recetë do të blesh ilaçet në farmacinë…dhe belbëzoi emrin e farmacistit që kishte kthyer gllënkat e konjakut mëngjesin e asaj dite.
-Aman doktor,vij nga larg dhe djalin e kam tash dhjetë ditë të sëmurë dhe duhet të ma shtroni në spital.Nuk kam lekë për t’i blerë ilaçe dhe atje në fshatin tonë nuk ka infermiere.Ik,ik.Kaq kemi për detyrë,tha mjeku dhe filloi të numëronte lekët që kish grumbulluar në tavolinë nga vizitat e atij mëngjesi. Gruaja me të zeza me lotë në sy përseri iu lut mjekut,por ai me shpejtësi mbylli derën dhe u drejtua në kafene për të vazhduar ritualin e përhershëm me xhepat e fryrë nga vizitat e atij mëngjesi pranveror….”
Konkluzion shume i vonuar z..Xhepa.Ju jeni edhe ekspert ekonomie.Si deputet dhe perfaqesues i popullit duhej ta ngrije zerin me kohe.Kur vdisnin minatoret nen toke dhe kur vazhdonte greva e urise dhe policis shperndante portestuesit,ju nuk dukeshit gjekunbdi,ne mos gaboij. Tashme qe cdo gje eshte fundosur,merrni guximin te flsini,apo sic i thone fjales popullore,”me mire vone se kurre”.