Deputeti i PD-së: “Qupa” e drejtësisë me “derr maç” në dorë

Dita

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi ka reaguar sot ndaj thirrjes së Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të miratuar me urgjencë ligjin e Magjistraturës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Boçi ka krahasuar ministren me “Qupën ose Çupën” te loja me letra, e cila ekziston në katër forma dhe ngjyra të ndryshme.

Boçi thekson se deri para pak ditësh, ministrja e Drejtësisë e cilësonte KLD-në një “pjesë të zezë të historisë së drejtësisë”, ndërsa sot kërkon që me ligj t’i japë këtij institucioni emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.

Statusi i Luciano Boçit:

Që fëmijë na kanë intriguar figurat dyfishe e të përmbysura të lojës me letra. Shfaqja e tyre nga ana tjetër si spathi, kupë, karro ose maç ishte emocionuese.

Ndoshta nga censura dhe ca nga mosha e vogël, për to përdornim emërtime urbane:

“K” (KING) e thërrisnim KËRR ose DERR.

“Q” (QUEEN) e quanim ÇUPË ose QUPË.

Ky lloj “meprizimi gjuhësor”, siç dukej, ishte një lloj leje e heshtur nga regjimi që ne të luanim.

E të gjithë këtë kapërcim kohor, ma detyroi figura e shumëfishtë e Ministres, “ÇUPËS” së drejtësisë, apo më saktë “QUPËS së Drejtësisë”. Inkoherenca e qëndrimeve e deklaratave të saj është “për tu patur zili”, si në një lojë letrash!

-Kur fliste për Seitajn që e ekstradoi brenda natës, në Kuvend ajo na u shfaq si QUPË SPATHI, që s’pyeste fare për ligj e Kushtetutë. (foto)

-Kur shkoi në burgun e Peqinit në qelinë X, u përgjigj me nerv si QUPË KARRO. U kuq nga inati, pa u skuqur fare nga turpi.

-Kur foli më 8 Maj kundër KLD-së, të cilën e përcaktoi si “pjesë të zezë të historisë” të sistemit të kalbur, për shkak se rrëzoi kërkesat e saj për shkarkim të 3 gjyqtarëve, na u shfaq si QUPA MAÇ. Arrogante deri në detaj.

-Ndërsa tani, po ndaj kësaj KLD-je, na shfaqet e rënë komplet “brenda” në dashuri, si QUPË KUP.

Sulmon opozitën, ndërsa KLD-së “tranzitore”, të cilën e quajti më parë “të kalbur” e “të zezë”, kërkon t’i japë me një ligj-bllof pokeri, të drejtën e emërimit të magjistratëve të rinj!?

E kë të besojmë ne?!

Qupën MAÇ apo atë KUP?!

Qupën SPATHI apo atë KARRO të drejtësisë së zhdrejtë?!

Megjithatë këtu një gjë është e sigurt:

Që Etildës i ka ngecur KËRRI, ose më saktë DERRI MAÇ në dorë.

s.a/dita

Share This Article
6 Comments
  • Zoteri ti ke hallin e drejtesise ,apo kini hallin tuaj ,se po na dilni te gjithe ju te PD multi-milardiere ,keta prokurore dhe gjykates si puna e LLalles ,apo Zagonjarit(Zagarit)Rovenes ,te kujt jane keta apo te PS,Reforma eshte e njillojte dhe duhet te behet se e kerkon SOVRANI.

  • Jam une i vetmi qe nuk e kuptoj rrjedhen logjike te shkrimit? Une jam gazetar dhe ky shkrim nuk ka rrjedhe logjike jo me te mundohesh ti gjesh kuptim.

  • Eshte bere ky Luciano si fanti spathi qe futet ne cdo vend dhe jep mend per cdo gje. Si mund te japesh mend kur ske per vete lind pyetja.

  • Unë i propozoj Lulit (nëse do jetë ai kryetar) që në zgjedhjet e ardhme në listën e deputetëve të Elbasanit të vendosi në vend të këtij Elmaz Hamitin. Të paktën na nevertit i dehur (që edhe mund t’i falet), por ky është më keq, sepse është esëll dhe shkruan broçkulla. Unë s’kuptova asnjë gjë nga ato që ka shkruar. As na bëri për të qeshur e as na futi në mendime. Opozitë/opozitar shumë i sforcuar. Nuk bëhet deputet, sepse është fallc, kurse Elmazi është origjinal në groteskun e vet. Dhe në Parlament PD i duhen më shumë të tillë, pra klloun të pa klonuar.

    • Ne lagjen time banon dhe nje person i cili njihet nga te gjithe si “Shurdh memeci i lagjes”. Ne te vetete ai nuk eshte si keto komentuesit e mesiperm , qe fjalet e keqija nuk i kuptojne , sepse shurdh memeci i lagjes sime degjon e kupton bukur veç fjalet e keqija.ndaj tij e te dashurve te tij. Ministresha e drejtesise nuk flet nga mendja e saj , thote ate qe i kerkon padroni , Rame timoni . Çfare ka ketu qe s’kuptohet? KLD eshte institucion i korruptuar , keshtu eshte thene dhe keshtu eshte, tani na del qe KLD duhet te emeroje gjyqtaret e rinj !!!!????

  • Ky hajdut qe eshte bere me vile tre kateshe ne Elbasan i bashkohet grupit qe duan te frenojne reformen ne drejtesi por qe ajo tashme eshte drejt finalizimit.
    Luçiano e ke te kote, nuk mund ti shpetosh dot ballafaqimit me drejtesine ti dhe hajdutet e vrasesit e tjere me te cilet je lidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *