Deputeti i Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitetit, Bujar Muça ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mandatin.
Sipas burimeve dorëheqja e Muçës vjen për arsye personale.
Muça u zgjodh deputet në Elbasan pasi renditej i dytë në listën e PDIU.
Nëse do të pranohet kërkesa për lënien e mandatit, atëherë në vendin e tij nga lista në qarkun e Elbasanit për PDIU emri i radhës është Elena Xhina.
Me kandidimin e Bujar Muçës në Elbasan, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet rriti disa herë votat e saj, duke dalë forcë e tretë para LSI-së.
Bujar Muça vjen nga bota e biznesit dhe është përfaqësues i tre kompanive në fushën e naftës dhe energjetikës.
