Deputeti i PS, Ilir Beqaj: Kur gjithçka po ndryshon prej COVID-19, s’ka pse të përjashtohet edhe ndryshimi i një grupi qeverisës

Arta Taja

Ilir Beqaj, tashmë drejtuesi i ri politik i Qarkut Shkodër, ka folur për lëvizjet e fundit brenda PS, ku ka lënë të kuptohet se së shpejti pritet të ketë ndryshime në qeveri, edhe pse jemi vetëm 7 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme 2021.

Beqaj nuk dha detaje, por tha se ky është një moment reflektimi dhe ky është vendim ekskluziv i vetë kryeministrit Edi Rama.

“Kemi pranuar prej kohësh që propozimet për ndryshime të jenë ekskluziviteti i kryeministrit. Është ai që ka panoramën e plotë dhe ndryshime kanë ndodhur kur ai i ka gjykuar të nevojshme dhe ky është një moment reflektimi. Nuk mund ta përjashtoj, por nuk kam asnjë informacion se çfarë ka në këndvështrimin e tij Rama”, – tha Beqaj.

Pasi u pyet nëse ky vendim është i nevojshëm në këto momente, deputeti tha se kur gjithçka po ndryshon prej Covid-19, s’ka pse të përjashtohet edhe ndryshimi i një grupi qeverisës.

“Për mua, ka dy momente, kanë ngelur 7 muaj realë para fushatës. Një ndryshim në 7 muajt e fundit do të kishte kohën e vet të adaptimit të ndryshimit që mund të krijonte edhe ai problemet e veta, në funksion të mbylljes së vitit, apo përshtatja me normalitetin e ri krijon problemet e veta.

Vlen për tu përmendur shprehja për ndryshimet “në një botë që ndryshon, ndryshimi është konstant. Pra, në kushtet kur gjithçka po ndryshon prej covid, s’ka pse të përjashtohet edhe ndryshimi i një grupi qeverisës”, – u shpreh ai.

a.t / dita

Share This Article
4 Comments
  • Do te thuash : kur njerezit po vdesin se qeveria e ka grabitur shtetin me PPPra dhe tendera kazanesh, maskash, ilacesh, rrugesh, hecesh.., dhe i ka dale boja disa here duke u kapur me Miliona ne duar te sportelisteve, dhiareve te Rexhepajt, atij pleres qeros te maskave, Ulajt, Kastratit, Gjiknurit, Gjikurise..e pambarim, ka ardhur koha te ndryshojme ndonje figure, po jo kriminelet e shtetit, si ti vete e Ramut plera e Dules. Juve duheni cuar te gjithe te Shefqet Nroqi.

  • si s’ke turp cfar burri je mer, wee sa poshte vetevleresimi, pthu ra mberdhe cdo konsiderate,

    si thote, kryeministri ka eksluzivitetin e ndryshimeve se vetem ai ka panoramen e plote.

    pse ia lejon partia te kete ekskluzivitet mbi panoramen vetem nje njeriu, o debili Beqja

    PS ishte grup kolegjial me te drejta te medha per antaret, cfare partie monster jeni shndrruar qe leshoni kompetencat ne ket fare feje duke rritur monstruozitete te kultit absolut te liderit.

    Beqja o kermill pushteti

  • Sa here del ky ne liri e na drejton ne, eshte njesoj si

    10 minuta kemi mbajtur karin e ketij ne goje.

    jemi vertet popull virtuoz.

    rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *