Deputeti i ri pasi shastiset nga “ballkonet e Silvanës” e fut në tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore

Ori

Mazhoranca, opozita ‘brendaparlamentare’ dhe ajo ‘jashtëparlamentare’ kanë marrë pjesë ditën e djeshme në tryezën e diskutimit për Reformën Zgjedhore, të thirrur nga OSBE dhe me prezencën e ambasadorit Bernd Borchardt.

Në tryezë kanë marrë pjesë dhe “aktorë të tjerë jopolitikë” siç u prezantuan nga partitë e ftuara që i sollën me vete.

Një prej këtyre ‘aktorëve jopolitikë’ është dhe ish-miss Shqipëria Silvana Bushati.

Lajmin e dha deputeti dhe kreu i Partisë Konservatore Albania Kujtim Gjuzi, i cili thotë se në tryezën e OSBE ka qenë edhe “nënpresidentja e Akademisë Kombetare Konservatore Albania”.

Pak ditë përpara tryezës, në kanalin televiziv TCH, Kujtim Gjuzi tha se nuk e njihte vajzën, por ama nuk u kursye në komplimente.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” bashkë me Silvanën, deputeti Kujtim nuk e përmbajti veten:

“Vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat”, tha ai gjatë emisionit.

Mesa duket “ballkonet” e Silvanës e kanë shastisur deputetin aq sa e ka bërë rrufeshëm “nën/presidente të Akademisë Kombetare Konservatore Albania” dhe prej aty menjëherë në tryezën e OSBE.

Madje Silvana ishte në pozicion jo dosido, por krah Pandeli Majkos.

Fotot janë shpërndarë me krenari po nga deputeti Kujtim ndoshta për të treguar se tryeza e bisedimeve ishte plot me personalitete.

Pas këtyre lajmeve në media, deputeti ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai sqaron se “nuk gjuan kollaj” dhe se e kemi detyrim “t’u japim suport të rinjve” madje sugjeron të pyetet “presidenti” i “nënpresidentes”.

Postimi i plotë i Gjuzit:

“Sqarim publik.

Deputeti Ec. Kujtim GJUZI nuk gjuan kollaj.

Konservatoret kane detyrim Ligjor te japin suport te rinjve ne Politike, sidomos e aq me shume personazheve te njohur ne boten e Artit, Spektaklit kultures kristiane e me shume. Une personalisht njihem per perkrahes per ashtin e kombit te qytetareve qe ruajten etnogjenezen shqiptare. ( komuniteti katolik dhe ortodoks )

Doktoreshe stamatologe Silvana Ndue Bushati është prej 33 ditesh e propozuar si nën presidente e Akademise Kombetare Konservatore Albania dhe per kete duhet ti drejtoheni ju portale presidentit doktor i shkencave Enriko Ceko, nen president Prof as. Dr. Stavri Trako dhe po ashtu Prof. Dr Roland Sahatcia.

Ju faleminderit miq dhe kundershtare gj.k dv KLM.

 

o.p. / dita

Share This Article
7 Comments
  • Pika në kokë thuaj ,politikanë që i vlerësojnë femrat
    nga “ballkoni”,me këta palaço ka për tu bërë ky vend …Po ky mavria qëkur ka hyrë në parlament vetëm kopaçe di të këputi….

  • Oh harrova, eshte deputet. A mund te kesh deputet nje qen rrugesh?
    Largojini keta plera. Shqiperia ne dore te plerave, ne dore te qenve e buceve te rruges

  • E kuptoni ne dore te kujt eshte politika shqiptare prej 30-te vjetesh, kemi patur nje shpellar si SALI BERISHA, pastaj kaloj tek nje bigjozçi si FATOS NANO, pastaj kaloj tek “holandezi” LUL BASHA, kurse tani e ka ne dore te nje leckaman, nje maskara, nje moster si EDI RAMA, qe edhe femite nuk ja ben gruaja me te, por ja ben me ndihmen e babes se tij.
    Ne radhe KUJTIM GJUZI me keto te me sipermit eshte shume larg, sepse jane keto lloj tipash qe e futen ne valle. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *