E nderuar redaksi e gazetës “Dita “. Kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria që djeg, vret e mbyt në ujë popullin e vet e që e nëpërkëmb me anë të atyre që i votoi. Qeveria Berisha djegu e shkatërroi Gërdecin, vrau me 21 janar dhe tashmë po mbyt në ujë për të gjashtën herë në 2 vjet e gjysmën gjithë ultësirën e Shkodrës. Është e trishtueshme teksa sheh toka të mbjella të mbuluara me ujë,rrugë që me vështirësi kalohen nga mjetet e larta, njerëz që nuk dine se çfarë të bëjnë , kujt t’i drejtohen e si të veproinë?
Ka një javë që uji ka mbuluar gjithçka, fushat e nënshkodrës janë dëshmitare të tragjedisë ekonomike të fermerëve që të vetmin burim jetese kanë tokën dhe blegtorinë. Askush nuk na lajmëroi për hapje portash apo për situate të pritshme përmbytjesh dhe pse nuk është e vështirë të kuptohet se liqenet e hidrocentraleve nuk u tejmbushën për dy orë.
Ajo që nuk dihet dhe nuk është thënë në media është edhe më e rëndë: Me një cinizëm e përçmim të pashoq, deputetët e PD, Gjok Uldedaj apo Ramiz Çobaj, shihen nëpër klube, duke festuar në ambjente të ngushta së bashku me ato që i rrethojnë. Z.Uldedaj ka dale si deputet me votat e Nënshkodrës pasi aty ka zhvilluar fushatën më 2009.
Në asnjë rast ky deputet qoftë dhe formalisht për disa minuta nuk ka qenë tek banorët e përmbytur; që nga momenti që mori mandatin mendon vetëm për prona e për fonde. Sillet me nji fodullek me njerëzit që kanë nevojë e i drejtohen. E pafalshme është se ai duket shpesh në Bushat, Gur të Zi,Velipojë, Dajç, etj . madje dhe tani që uji ka përfshirë mjaft sipërfaqe toke dhe në asnjë rast nuk komunikon me fermerët ,me njerëzit e zakonshëm. Të vetmit që i rrinë pranë janë ato që merren me punët e tij, që pushtojnë toka e ndërtojnë në prona publike, e populli thotë që së bashku me ta abuzues janë dhe ministrat përkatës. Na kanë thanë që qeshet paturpësisht me hallet tona duke thanë se uji atë punë ka, shiu do bjerë, dhe uji do largohet vetë se po vjen vera. Shqiptarin mund të mos e përkrahësh, të mos e ndimosh, por ta tallësh e përqeshësh në fatkeqësi është shumë e rëndë. Nuk flet as kundër CEZ, sepse Uldedaj është debitor ndaj tij. Janë 5 pika karburantesh, prone e deputetit për të cilat ai prej 3 vitesh nuk paguan asnjë lek në CEZ. Po kështu nuk paguan ose paguan taksa qesharake për bizneset e tjera të tij, punëson në të zezë etj. por askush nuk i thotë asgjë, pasi është “deputeti i Berishës”. Në momente kur ka pirë dhe është në qejf, në ambjente të ngushta, thotë se se PD nuk bën dot pa të, pasi e ka mik djalin e kryeministrit. Seç bën ky deputet që është turpi i çdo partie që e ka të tijin,e dine të gjithë në fshatrat e Nënshkodrës e më tej. Ajo që nuk i falet është përçmimi, tallja e ironizimi i hallit tone. Dhe këtë populli nuk e harron. Ky është perfaqësuesi i Berishës, kjo është fytyra e një qeverie hajdutësh të poshtër.
Email nga adresa: [email protected]