Deputeti i viteve ‘60-të

anazapta

Mbaj mend, se andej nga klasa e katërt fillore, në fillimin e viteve ’60-të, gjatë një fushate elektorale që bëheshin atëherë për deputetë në Kuvendin Popullor, mësuesi më caktoi mua dhe 2-3 nxënës të tjerë që kishim kaligrafi shkrimi të bukur e shkruanim pa gabime, të plotësonim në disa formularë emrin e kandidatit për deputet dhe gjeneralitetet e tij. E unë e mbajta mend përgjithmonë emrin e tij: Veli Musa Dedi.

Ky ushtarak dhe personalitet i kohës, pjesëmarrës në luftën e Spanjës, në atë kohë ishte në moshë të thyer, e kur shkruaja vitin e tij të lindjes, mendoja me veten time se si mund të vijë të takohet me banorët e Nikaj Merturit, zonës më të largët dhe më malore në veri të Shqipërisë, në malet e Tropojës. Por ai erdhi në çdo fshat, në çdo shkollë, në ditët me shi e në acarin e ftohtë të bjeshkëve, duke biseduar këmbëkryq me zgjedhësit e tij.

Duke parë në ato vite jetën e mjerueshme të banorëve të atyre anëve, evidentoi në disa fshatra shtëpitë ku banonin disa familje në kasolle prej balte, që as për bagëti nuk vlenin dhe në një kohë rekord, ndërtoi mbi 35 shtëpi të reja banimi në zonën e tij elektorale.

Shpesh, këto ditë, teksa dëgjoj lajme, apo lexoj shtypin, lidhur me kandidaturat e partive politike, që janë bërë paksa të bezdisshme, më kujtohet gjenerali në pension i luftës së Spanjës, biri i Kosovës, Veli Dedi, duke udhëtuar diku në mushkë e diku në këmbë, shtëpi më shtëpi e katund më katund, për të biseduar për hallet e votuesve të fillimviteve gjashtëdhjetë, që si rezultat i prishjes së marrëdhënieve me BS-në e asaj kohe, ishin tepër të vështira, meditoj deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën e tyre elektorale, vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall e detin kos me realizime dhe investime të fuqishme.E aq më e pamoralshme që asnjë fjalë nuk e thonë në foltoren e kuvendit për hallet dhe shqetësimet e zonave të tyre elektorale.

Por të gjitha këto premtime janë flluska sapuni, se nëse ka sadopak ndërgjegje njerëzore, ai deputet i zones së tij ku fëmijët nuk shkojnë në shkollë për arsye të gjakmarrjes,fëmijët nuk kanë libra për të mësuar për mungesë të kushteve të vështira ekonomike,fëmijët nuk kanë bukë për të ngrënë në tryezë,banorët janë të mbuluar nga ujtë,apo njëmijëe e një shembuj që përfaqësuesi i sovranit,i zgjedhur me votën e tyre për t’i përfaqësuar në organin më të lartë legjislativ,mburren me fëmijët e tyre që studiojnë në universitetet më të njohura të botës,ndërkohë fëmijët e zonës së tij elektorale,ndonëse me mesatare shumë më të lartë se fëmijët e deputetit,nuk shkollohen për mungesë të kushteve ekonomike.

Ndaj të kujtojmë me respekt deputetin e viteve 60-të, e të mendojmë mire për kandidaturën  ditën e 23 qershorit.

 

Letër e nënshkruar: Gjon Necaj, Tropojë

Share This Article
2 Comments
  • Nuk me habit fakti qe ala e ke mendjen te ai deputeti komunist.Po mendoj se perseri je ala me 4 klas shkoll si ateher.Po Lush Perpali qe e ke nga zona nuk bani gja per ju.Mos harro se ne zonen tane ke ala fshat pa rruge makine ne shekullin 21.Me gjej nje fshat prej 100 e sa shpi pa rruge ne Europe.Kujto kur zona jote merrte 30 kek per dite pune ne kohen e arte qe ju keni nostalgji.

    • Mark,respekto mendimni e tjetrit,se kjo eshte norme e demokracise.Gazetari i nderuar ka shkolle,njohuri dhe intelekt shume e me shume,ndaj kujdes kur thua mendime te tilla.Ai eshte nder te paret qe ka perkahur proceset demokratike dhe vazhdon akoma te jete demikrat ne pune,jete dhe veprimtari.
      Ti e ke bashkekrahinas dhe duhet te mburresh me te,ndaj replikova me ty,jo pe rte mborjtur ate,se ai esht ei mborjtur ,se ne biografine e tij te kulluar ka patur raprezalje nga sistemi i kaluar,per te cilin asnje fice nuk ka nostalgji,e kete e din edhe ti.
      Ne shkri m merret shembull perfaqesuesi i popullit,Veli dedi,Hero i Popullit,biri i Kosoves,i cili kuyrre nuk ka qene komunist more Mark.
      Pershendetje edhe ne emer te z.Gj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *