Këtë të enjte, Eduart Ndocaj bëhet deputeti më i ri i Partisë Socialiste. Ai dotë betohet në seancën plenare për të marrë mandatin.
Megjithëse ishte i fundit në listën e Partisë Socialiste, fati ia desh që të bëhej deputet të paktën për dy vite. Ndocaj është biznesmen në Shqipëri dhe në Itali.
Thotë se në vendin fqinj është biznesmen i vogël, por në Shqipëri është më i madh. I ftuar në “Opinion”, Ndocaj deklaron se ka shpenzuar 500 mijë euro për fushatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, ndërkohë që admiron Sali Berishën.
Tashmë, ai është nënkryetar i Partisë Kristian Demokrate të Nard Ndokës. Ndocaj tha se ka emigruar për herë të pare në vitin 1996 në Itali si emigrant dhe filloi punë në ndërtim.
Nga njeri i zakonshëm, ai do të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. I pagëzuar edhe me nofkën “kaubojs” për shkak të kapeleve që mban, Eduart Ndocaj mbërriti nga Italia për të bërë betimin në Parlament.
Ende nuk dihet nëse do të mbajë ndonjë fjalim, por do të jetë i “heshtur” si shumë kolegë të tjerë në rendit të vet. Ai zëvendëson deputetin Arben Ndoka që dha dorëheqjen për shkak të akuzave se ishte i lidhur me krimin. /Dita/

Tashi lale pervishu punes vidh sa te mundesh mos pyt asnji ti vetem ec perpara ,se nuk ke shum koh. Te tjeret kan he perpara . Puno fort qe ti arrish. Ajde pune te mbare ,dhe mos te gjet gjo rruges.
Ti je me i mire se ata hajdutet e kriminelet qe jane ne parlament. Ti je bere i pasur me pune dhe ata me te vjedhur. Ki kujdes se mos te hane!
DASHI I HAVAS!