Lefter Maliqi krah Metës: Në 2 mars të nisin protestat, Policia të ketë kujdes me gazin lotsjellës

Leda Hysa

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, në një deklaratë për shtyp nga Kuvendi ka thënë se e mbështet Presidentin e Meta në thirrjen për tubim më 2 mars, por ai pret që kjo protestë mos jetë si gjithë të tjerat por të sjellë rrëzimin e kryeministrit Rama.

Po ashtu ai i bën apel Policisë që gjatë këtij tubimi të ketë kujdes me gazin lotsjellës dhe të marrë shembullin e Policisë së vitit 1991, me rrëzimin e sistemit të diktaturës kur sot jemi dhe më 20 shkurt, datë që përkon me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

Maliqi kërkon që për krizën politike të ndërhyjnë edhe ndërkombëtarët në mënyrë që mos ketë konfrontime dhe që të gjendet një zgjidhje për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve.

”Enveri kishte vetëm bllokimin e kufijve, dhe varfërimin e shqiptarëve. Kurse ky kryeministri jonë ka për qëllim edhe largimin e shqiptarëve. Do i përgjigjem nismës së studentëve të dhjetorit para teatrit, ashtu siç kam qenë në çdo protestë, për Anti- Shpifjen, Teatrin, apo dhe Astirin. Jemi në një luftë me krimin palë me qeverinë.

Të gjitha insittucionet janë të kapura, kryebashkiakët janë bërë drejtorë rajonalë, janë të gjithë të PS. Reforma në Drejtësi e ashtuquajt reformë, siç tha kryeministri që kërkuam mbështetjen e SHBA dhe BE, SPAK-u nuk po funksionon, krimi dhe korrupsioni, e patë dje në Elbasan se çfarë ndodhi me një vagabond që kërcënoi me jetë o tërhiq kallëzimin o të vras.

Kemi vrasje makabre në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Berat, Lushnje. Nuk kemi drejtësi për viktimat e tërmetit, por edhe ky parlament është i kapur. Deputetët që nga nocioni për shkarkimin e Presidentit, dhe të gjitha nismat, edhe Anti- KÇK, Anti- Shpifjen, ndryshimet në Kodin Penal janë për të sulmuar dhe goditur opozitën si në Turqi apo Rusi.

Unë e mbështes Metën dhe i bëj thirrje të gjithë socialistëve, demorkatëve, dhe të jenë në 2 mars por mos jenë protesta me drita ndezur por të rrëzohet ky diktatori. E mbështes vetëm për një fakt Metën, që ishte student i dhjetorit edhe pse më vonë i shërbeu PS-së.
Të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do të njihen zgjedhjet moniste. Në këtë manifetim të madh i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që është në një vetting fallco dhe kryetare e saj është një grua që e ka burrin oficer të thjeshtë.

Policia të përgjigjet si policia e 1991, të distancohet nga vendimet dhe thirrjet politike. Dhe kujdes me gazin lotsjellës. I bëj thirrje edhe atij policit të kombinatit që shet mend nën urdhërat e ministrit të brendshëm .

860 milion euro kredi janë taksat tona, shtëpitë do të bëhen, prandaj më 2 mars të gjithë socialistët, miqtë e mi, përkrahësit e vendit të jenë aty, ndërkombëtarët të ndërhyjnë dhe mos ketë konfrontim dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Meta ka qenë në grevë në vitin 1991 për sistemin, kurse sot këta bëjnë marrëveshje ende. Shqiptarët po ikin, në Rinas janë duke ikur, në kufi janë duke ikur, droga po lulëzon . Të dashur shqiptarë jemi në një ditë ku thërret qameti, mos e shikoni vendit të qetë. Ta rrëzojmë këtë diktator dhe t;ia lëmë propagandën disa ministrave kukulla që nuk kanë lidhje me PS”, u shpreh deputeti Maliqi.

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Policia ne Shqiperi eshte vetem per Show Politike
    dhe per sy te Botes .
    Ajo s’ka ditur kurr te mbroje interesat e Shtetit Shqiptare

    duke mos qe kurr e asnji drejtim ne ivelin e Policise vertete
    Europiane q merre zvarre si qen ,ate qe prek Obkettet Shteterore
    dhe kercenon Atdheun e imazhin tij .

    Prandaj lengon ajo shoqeri e jeton e mjerim ai vend ,
    sepe gjithcka ne shtetin Shqiptar
    konsiston ne peudo .

    Secili nga Minitrat ,Puhtetart mendon si njeri i rruges

    ordiner :
    Perse te boj armiq une ?
    Miljonat po i ve ,Vila po ndertohet ,femijet i kom rregullu me shkolle etj ,
    pfff

    perse un do ta rregulloj Shqiperine ?

    Ky eshte Mentaliteti i Pushtave ne Pushtet sot ,
    sepse po te ishtee ndryshe ,si Bota ,
    qe di te perkushtohet e jete e pergjegjeshme ndaj

    postit ee Atdheut ,gjithcka vihet ne vend ,atje ku duhet

    breenda 1-viti jo me shume .

    Thjeshte s’kan vullnet jane FAKE PUSHTETARE

  • Lefter Maliqi,komuna Otllak,mali Shpiragut me viza.Cfare teatri do mbroc ti o mortja qe s`te ha!
    Po kur te veshen polic,mbathe kepuce per here te pare.
    Cfare teatri ke pare ti?
    Kur vinte Gazi Autokinemase ne Otllak ke pare film.
    Ke pare komisar Katanin tek televizori iliria ne vatren e kultures. Jo or katundar batakciu,do varesh breket e katundares flamur ne qeveri,qe te shish leme si horrat e Berishes.
    Iku ajo kohe.Ty do ta mbysin me gaz LHL Hiprit,qe te shuhet fara katundareve,qwe mesyjne qytetin.

  • Lefter Maliqi,komuna Otllak,mali Shpiragut me viza.Cfare teatri do mbroc ti o mortja qe s`te ha!
    Po kur te veshen polic,mbathe kepuce per here te pare.
    Cfare teatri ke pare ti?
    Kur vinte Gazi Autokinemase ne Otllak ke pare film.
    Ke pare komisar Katanin tek televizori iliria ne vatren e kultures. Jo or katundar batakciu,do varesh breket e katundares flamur ne qeveri,qe te shish leme si horrat e Berishes.
    Iku ajo kohe.Ty do ta mbysin me gaz LHL Hiprit,qe te shuhet fara katundareve,qwe mesyjne qytetin.
    Jo Hyprit,por Sarin do kjo fare e keqe.Nga AY Gazi Ali kimikut.
    I moli gjithe partite ky bir ku..Tradhto njeren,kap tjetren
    se po i ecen marifeti.

  • Ma lini 5 min ket fshatar injorant se e bej ta harroj parlamentin e politiken,ky merton ti presesh koqet me brisk rroje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *