FOTO / Deputeti prezanton zyrtarisht partinë e tij dhe nxjerr emrat që i bashkohen: Ja cili është programi ynë

J L

Deputeti Myslim Murrizi ka prezantuar zyrtarisht logon e partisë së tij të quajtur Levizja Demokratike Shqiptare dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do te konkurojë në çdo qark vetëm me lista të hapura 100%. Nga vota e qytetareve do te mare mandat AI ose AJO kandidat qe merr nje vote me shume se koleget e tjerë në listë”, ka shkruar Murrizi.

Postimi i Murrizit:

Me date 19 tetor 2020 u rregjistrua zyrtarisht ne gjykaten e rrethit gjyqesore Tirane si Parti Politike

LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Me nismen e 4 deputeteve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbeshtetur nga 4602 firmetare nga çdo qark krijuam nje subjekt politik.

Ndoshta e para Parti Politike qe eshte krijuar ne 30 vite pluralizem,pa ish komuniste, pa ish sigurimsa dhe spiune sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike qe nuk eshte “ shitur” nga njeri kryetare tek kryetari bleres siç ka jo pak te tilla

Ju “kerkojme “ndjese atyre qe kane programuar, dirigjuar apo strukturuar partite politike ne post-komunizen ne Shqioeri qe nuk i pyetem dhe nuk ju morem leje

Ju “ kerkojme” ndjese edhe ish funksionareve te larte te ppsh dhe bashkepunetoreve te Ramiz Alise qe Partia Levizja Demokratike Shqiptare nuk eshte pjelle e tyre

Ftojme çdo Shqiptarë qe nuk merzitet nga ky fakt, ti bashkohet LEVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE per te ndikuar me fuqine e VOTES ne 25 prill 2021 per nje politike ndryshe

Partia Levizja Demokratike Shqiptare do te konkuroj ne çdo qark vetem me

LISTA 100% TE HAPURA

Nga vota e qytetareve do te mare mandat AI ose AJO kanidat qe mer nje vote me shume se koleget e tjere ne liste

Programi Yne eshte:

BETEJA ME 5 HAJDUTET DHE MASHTRUESIT HIPOKRIT

qe prej 30 vitesh tallen me Shqiptaret sikur luftojne njeri tjetrin por per 30 vjet ndajne tendera dhe pasurite publike se bashku

Kush vazhdon te besoj perseri tek kjo pesçe “ artistesh” dhe tek “ mrekullite” e programeve te tyre mashtruese, i urojme suksese.

Ne Shqiperi kurre nuk ka patur ndarje ne Pozite dhe Opozite

Por ndarja ka qene ne:

PUSHTET dhe DEPOZITE

Pra tufat e hajduteve dhe mashtrueseve kane kembyer karriket me njeri tjetrin pas 8 vitesh

Do te ju lutem militanteve dhe sherbetoreve te 5 individeve qe kane kapur prej fyti Shqiperine prej 30 vitesh qe te mos me ndjekin me dhe te mos perpiqen te me bejne moral

25 prilli do te jete prova per te gjithe por me shume eshte PROVE PER SHQIPTARET se sa durim kane per ti mbajtur ne kurriz akoma kete shoqeri prej 5 “ kaposh” qe ju duket vetja si padrino te 5 milion SHQIPTAREVE”

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • E para parti pa komuniste!!!!ha ha ha na shkrive o murriz islamiku…
    E para parti islame,qendren duhet ta kete neper xhamija qe jane shtuar me shume nga shkollat

  • Per shitjen e detit Greqise qe PS PD dhe LSI e kane ne program…Cfare thua?
    Po komunistet dhe sigurimsat ku do i gjesh pas 100 vjetesh?
    Vetem Berisha ka mbetur gjalle.
    Eshte dhe Gramoz Ruci se harrova.

  • Vetem ne Shqiperi reklamohen partite si gje e gjalle ne treg. Aq shume parti ka.
    Forca e popullit do jete vetem bashkimi jo percarja. Na nxirrni ne treg nje parti te tille te abonohemi.

  • Zoti Murrizi , popullit i ka ardhur ne maje te hundes ,prej ketyre cunave te Ramiz Alise ,Me isha e me dreq e me shejtane .Jeni ne kohen dhe ne vendin e duhur Populli e ka kuptuar me ne fund ,se Sqiperia do perparoje , do lulezoje , vetem atehere ,::::::::

    KUR PARTITE POLITIKE MBARE ; NE TE ARDHMEN DO JENE KUNDERSHTARE POLITIKE PA KOMPROMIS MIDIS TYRE ,PRA ME NJERA TJETREN .

    Ashtu si jane partite ne boten e shtetet perendimore te zhvilluara .
    Se kemi tre dekata ,qe po luhet me ne shqiptaret ,nga PS LSI e PD , vetem teater majmunsh .???

    Na falni Zoti i nderuar MURRIZI , se harove ,keta pardesy bardhet e Ramiz Alise , jane kundershtare ndermjet tyre ,vetem atehere ,kur i nderhyjne me i mare e cenuar monopolet njeri tjetrit .Ne interesin e populit te ndershem ju urojme fitore ,se ju jeni e ardhmja me e paster ,e shpresa shqiperise .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *