Deputeti shpërthen në Kuvend: E keni kthyer Kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit

J L

Deputeti Ralf Gjoni u shpreh sot në Kuvend se nëse PS dhe PD do të vijojnë që të luajnë dhe të mos marrin në konsideratë ndryshimin e sistemit zgjedhor do të rishikojnë vendimin për praninë e tyre duke paralajmëruar largimin.

Ai i kërkoi Rudina Hajdarit që të rishikojë vendimin nëse do të vijojë e njëjta sjellje. Në një moment Gjoni lëshoi gojën në parlament duke u shprehur se ‘E keni kthyer Kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit’ drejtuar shumicës dhe opozitës jashtë kuvendit.

“Nuk e kuptoj miratimin e ndryshimeve për ligjin për sektorin e energjisë në kontekstin aktual të emergjencës. Jemi në një javë shumë të rëndësishme dhe kritike për cilësinë e demokracisë dhe cdo të ndodhë vitin që vjen. Ndërkohë që parlamenti diskuton për energjinë elektrike, cdo shqiptar i ndershëm i pavarur që nuk i përket komunitetit të lëpirasve, ka një pyetje pse ka frikë Edi Rama listat e hapura? Përse propozimi im për ndryshimin e sistemit nuk është futur për trajtim por trajtohet nga Gjiknuri me një fjali, që propozimet e opozitës do të shikohen nga ekspertët nëse përputhen me Kushtetutën.

Hapja e listave nuk kërkon ndryshim kushtetute, nëse ndryshimi i sistemit kërkon ndryshim kushtetute hajde flasim. E keni kthyer Kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit. Nuk e duam për vete por për shqiptarët, a mendoni se ju Gramoz Ruçi keni frikë nga listat e hapura? Nuk e besoj. Ka frikë Majko? Nuk e besoj? Zoti kryetar ka ardhur momenti të flasim hapur, apo Elisa Spiropali? Fare, fare, fare (qesh) e kam shumë sinqerisht. Ka frikë Rudina Hajdari frikë, apo unë? Jo! Fare.

Ka shumë socialistë që na e pranojnë se duan listat e hapura dhe janë gati të garanojnë më këtë sistem? Atëherë pse Rama i shkel syrin Berishës, nuk po flas për Bashën se ai është në gjumë. Shqipëria nuk ka nevojë për reformën elektorale por reformim të sistemit. Ne do të futemi në zgjedhje në vitin që vjen, a me një apo me. Që PS-ja është në krevat me PD-në, ata të LSI-së nuk i kuptoj pse 2017, kanë çuar Vasilin që duket si nuse fshati. Më e fortë duket Rudina Hajdari. Nëse ata vazhdojnë të luajnë lojëra, prania jonë në atë këshill duhet të futet në diskutim, nuk kemi nevojë të bëhemi nevojë e tresheve të tyre në krevat për të mbajtur pishtarin. Do të deskriditoj cdo lapanjos që do të votojë atë reformë, do i denoncoj te SPAK-u, që ta provojë se nuk fle gjumë si Lul Basha”, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Sa për kurva, ja kaloni Hollandës 1000000 herë. Apo bën sikur nuk e di ??? Për të tjerat ke të drejtë.

  • Pamvarësisht se kush është; ka thënë disa shprehje me përmbajtje që duhen shqyrtuar.
    Pale mënyra e të folurit, si “horr parlamenti”, shpërthyes. Më e goditura ishte shprehja “SI NUSE FSHATI”. Ai u mer të keqen “nuseve të fshatit”, që janë të edukuara e të “pastra moralisht”; kurse ky bandilli nuk e njeh konceptin nder. Ai leh ku i intereson. Me të gjitha partitë dhe partiçkat, ka bashkëpunuar. Besoj që edhe po krijoi “parti” Murrizi, ai do të fluturojë edhe andej.
    Ka dhe një ndryshim tjetër nga
    “nuset e fshatit” . Ato punojnë e robëtohen, bëjnë edhe kalamaj; kurse ky i yni, PARAZIT. Ka tridhjet vjet që e njohim. Nuk ka bërë asgjë. Veç ka prishur.
    VETEN E TREGOI ASHIQARE GJATË PANDEMISË. NË VËND QË TE SHKONTE TEK TË SËMURËT, SI MJEK QË PRETENDON, LEHU, SI ZAKONISHT; NJËSOJ SI “DOKTOR VDEKJA”

  • Ky vellai nuk e di qe prostituta nuk ka veten ne Amsterdam po ne cdo qytet te Hollandes,apo ketij aty i ka rene rasti prandaj flet.

  • Luli @….
    Nuk te mora vesh fare ku do te dalesh .Komento per te ndihmuar apo je ???i ndonje partie .Ky deputeti Gjoni ka me se te drejte .Qe te kesh ti demokraci dhe te zhvillohet ekonomia e cdo gje tjeter ,duhet pa tjeter te ndryshohet reforma elektorale e 2008 , qe beri poshte kom qendror te PPSH Rama bashke me Berishen , ne ate vit te mbrapshte te 2008 , per cdemokratizimin e shqiperise .Nuk e di po cfare mendon ti ,ate pelqen Shqiperia gjate gjithe keti tranzicioni post komunist ty ,a me jep te drejte ti mua , apo ………..???? Dhe ky Gjoni interesohet per te ndihmuar si mua edhe ty e te tjere .Dhe nuk flet e komenton per interesat e tija vetiake .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *