Deputeti Suli sfidon Berishën: Të ngremë komision hetimor për mua dhe Bashën

Dita

Një emrat e përfolur për përfitim të tenderave publik është edhe deputeti Rakip Suli. Vetë deputeti ka kërkuar nga kolegët e tij për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Rreth 20 deputetë të opozitës kanë firmosur kërkesën për t’i çuar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Suli. Çështja e interpretimit të kërkesës shkaktoi gjithashtu debate midis deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës.

Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, deputeti Suli sfidoi ish-kryeministrin Berisha, duke i thënë se ishte i gatshëm për një komision hetimor parlamentar bashkë me kreun e PD-së, Lulzim Basha për të hetuar pasuritë e të dyve.

Do t’i kërkoja z.Berisha nëse ka mundësi për ta thirrur z.Basha tek zyra dhe të ngremë një komision hetimor për të hetuar Rakip Sulin dhe Lulzim Basha për të gjitha pasuritë që kanë vënë deri në këtë moment, sepse është një kryetar i cili pat frikë dhe u fsheh si struci dhe nuk vajti asnjë ditë në dyert e gjykatës për 230 milionë dollarë (akuzat e mëhershme të opozitës së asaj kohe ishin në euro) që janë gjaku dhe djersa e shqiptarëve.

Rakip Suli ka 20 vjet që drejton kompaninë Aurora Grup. Nuk ka marrë asnjë euro tender publik por fal punës. Është bazuar vetëm tek importet.

Objektet që ju pretendoni se kemi marrë me qira në kohën kur ka qenë ministër Lulzim Basha ka qenë 35% më shtrenjtë. Atëherë ku është ndikimi politik? Ku janë abuzimet e mia si deputet? Nëse pranon zt. Basha jam dakord të hetohemi nën sytë e medieve. Jam i pastër kristal përpara Zotit dhe para ligjit.

Keni frikë nga ligji. Falënderoj deputetët e mazhorancës që pranuan kërkesën time për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese”, tha Suli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *