Deputeti socialist Taulant Balla e ka të vështirë të ndahet nga qyteti i tij që është zgjedhur deputetë për herë të tretë.
Zakonisht të gjitha fundjavat i kalon në zonën e tij elektorale.
Këtë fundjavë ai ka udhëtuar për në Cërrik ku në stadiumin “Nexhip Trungu” u zhvillua ndeshja mes Sopotit të Librazhdit dhe ekipit të Butrintit.
Në aktivitet ndodhet edhe kreu i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa.
Ekipi i Sopotit e nis këtë sezon me pretendime serioze ku pritet që të ketë dhe investime në blerjen e disa futbollistëve cilësor për t’u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, ditën e sotme ekipi i Sopotit ka mundur ekipin e Butrintit duke zhvilluar një superndeshje.
Djemtë e Sopotit kanë treguar karakter në fushën e lojës duke vendosur disa herë në vështirësi Butrintin. Ndeshja që u zhvillua në fushën e Cërrikut përfundoi 1-o për Sopotin.




Njeri me kembe ne toke,i sakte dhe kurajoz!