Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka disa kohë që është bërë pjesë e politikës dhe nuk ka patur mosmarrëveshje me palën e kundërt.
E ftuar në ‘Mos i fol shoferit’, ajo tregoi disa miqësi që ka me deputetët e Partisë Socialiste, me të cilët i ka lidhur edhe profesioni.
“Nuk kam shumë miq nga PS, nuk dua ta kategorizoj situatën që të them ata janë të majtë dhe nuk mund të kem miqësi me ta. Por duke qenë që nuk kam qenë asnjëherë pjesë e politikës mund të kem patur kolegë që kanë qenë pedagogë.
Psh, me zonjën Hysi, ka qenë pedagoge dhe mund të kemi patur takime në kuadër të punës, profesionit si kolege, pedagoge por nuk kam ndonjë miqësi të vecantë me ndonjërën prej tyre”, tregoi ajo.
