Deputetja e PD-së, Kadiu: PD në pushtet do heqë taksën e qarkullimit

Dita

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu deklaruar  se kur PD-ja të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit.

Kadiu ishte e ftuar në “Top Show” për të folur për taksën në rrugën e Kombit si dhe për projektet e dhëna me konçension nga qeveria.

Kadiu ka deklaruar se vendi ynë “duhet të heqë dorë sa më parë nga PPP-të, sepse kjo praktikë po dëmton konkurrencën”.

Ndërsa duke u ndalur veçanërisht në taksën e qarkullimit, Kadiu tha se qeverisë i dalin paratë për mirëmbajtjen e rrugëve.

” Unë besoj fort që këtu shteti po i merr qytetarëve dy herë taksat. E para, po ia merr me taksën e qarkullimit dhe e dyta ia merr nëpërmjet tarifës së koncesionit”, tha Kadiu, teksa bëri me dije edhe premtimet e Partisë Demokratike në lidhje me politikat që do të ndjekë me koncesionet kur të vijë në pushtet.

“Partia Demokratike ditën e parë që do të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit dhe do të hetojë me shumë transparencë, do të shfuqizojë çdo koncesion, që nuk është i fokusuar në interesin publik, sikurse do të vërë para drejtësisë përgjegjësit e tyre.”

Ajo gjithashtu denoncoi çmimin e lartë prej 5-10 eurosh të vendosur për qarkullimin në Rrugën e Kombit.

“Kosto e shërbimit të ofruar nga konçesionari është sa trefishi i kostos reale të shërbimit. Sot përmes këtij partneriteti me privatin, qeveria po i takson shqiptarët për herë të dytë. Garantimi i fluksit të trafikut deri në 15 milion tregon hapur se ky partneritet nuk është në interes te publikut por vetëm në interes të koncesionarit, i cili do të arkëtojë në fund të kontratës 390 milionë euro”, shpjegoi deputetja Kadiu.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *