Deputetja: Nuk e di si im bir u infektua, këshilla që kam për të gjithë

redaktor

Deputetja e PS-së,  ka reaguar me një postim në Facebook, duke e konfirmuar se i biri saj është i prekur nga koronvirusi (Lexo Ketu).

Ajo shprehet se ka bërë gjithçka mundet që i biri të mos infektohet dhe se tashmë ai ndodhet për kurim në Tiranë.

“Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!”, shkruan Dhima.

Postimi i plote

Të nderuar miq.

Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.

Deputetja e PS, Antoneta Dhima

Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga sëmundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.

Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.

E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjithçka munda për të evituar kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.

Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithçka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdesshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.

Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!

 

e.k. / dita

Share This Article
11 Comments
  • Zonje se pari djali juaj te tregoj se me ke eshte takuar dhe ku ka shkuar, pasi keshtu ndihmon me shume per parandalimin e ketij virusi. I uroj sherim te shpejte.

  • Psikoja i Surelit eshte aq i fiksuar me propaganden sa u dikton
    edhe deklaratat ketyre deputeteve.

    Deputete qe ua mesojme emrat vetem kur vdesin ose vrasin.

    Duket deklarata cfare dore e ka shkruar.

    Pika ne cfare niveli parlamenti, turpi zotit.

    Ju rente Covidi t gjithve, njerez kot pa personalitet qe nuk i jepni asgje ketij vendi, vetem merrni prej tij

  • Nuk i njohim deputetet
    Nuk e meritojme, jemi dele
    Ne vetem votojme.
    Kurse kryetaret tane, burra te nderçëm qe e kane deftyer veten i vendosin emrat per ne.
    Na t Socialistes vec Ramen njohim
    Shyqyr qe e kemi
    Marrte nga ditet tona o zot

  • Vetem foto flet shume per ju . Asnjei veshur me maske e doreza. Thoni 2m largesi nga njeri tjetri kur ju delni grumbull. Edhe ne pamje te tjera me ministre te tjera se kuptoj pse hiqni masken kur flisni. juve duhet te jeni te pare te udhehiqni me shembullin tuaj virusi nuk njef je punetor apo minister. Mos na nxirrni keto pamje me . Ogerta te lutem mos hiq masken dhe dorezat dhe mbaj distancen 2 metra nga personi ne krah.

  • Zoti e ruajte se eshte i ri por koronavirusi i rente politikaneve hajdute e mashtrues e i marte me vete kur te iki.

  • C’do popull ne bote ka te drejten te rrembeje armet dhe te mbroje vetveten, kunder c’do qeveria tiranike qe dhunon te drejtat universale te tij, si levizja e lire, e drejta e shprehjes etj. Propaganda dhe trushplarja me rreziqe semundjesh covid apo ku ta di une se c’fare tjeter do shpikin neser keta, nuk ka per te dale gje e mire ne kete bote. Njerezimi duhet te mobilizohet qe te mbroje vetveten nga kasta elitare e krimineleve Globaliste, sa nuk eshte vone.

    • O rob i trash o idiot nuk behet fjale per politike dhe armiku qe ka hyre.ne shume shtete te botes nuk e ka emrim as gjerman e as italian e ka emrin virus qe ishallah ju zente juve qe nuk e besoni dhe e ktheni ne politike dhe ju paskan mare lirine e veprimit juve salista, ju qifte kona nanen dhe ishallah ju a uroj me shpirt qe tju zeri qe tju mbushet mendja se armiku qenka i vertet dhe nuk eshte propagande, yyyyt soj e qelbur.

  • Eh more shoke e shikoni qe te paret qe nuk e degjojne kriekaqolin jane keto servilet e listave dhe me pas adminsitrata e tere.
    Jo vetem kaq por gabimi tjeter i kesaj fyckes eshte se ajo duhet te qendroje ne karantine e izoluar per vete sepse eshte rrezik per te tjeret. Nuk e lexova askund qekjo te mendonte per veteizolimin por vec si te justifikohej per infektimin e te birit. Me sa duket kesaj i dhimbset me shume humbja e besimit te partise dhe te kriekaqolit sesa shendeti i te birit. Dhe kjo eshte nje nga ato qe duhet te perfaqoje nje zone elektorale e te kete pergjegjesi per komunitetin ku eshte zgjedhur. Gezuar shoke!

  • A eshte testuar edhe kjo e familja e saj+ shoket e djalit se ai pa vetedije ka transportuar virusin , edhe kjo zoje po ashtu ne qofte se nuk eshte veteizoliar! Pra njerezet qe e kane takuar duhet edhe ata te veteizolohen qe mos te kontaminojne familjet e tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *