Elena Xhina është deputetja më e re e në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëheqjes së biznesmenit Bujar Muça.
E renditur e treta në listën e Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ajo tashmë do të përfaqësojë elektoratin e Elbasanit.
Në një intervistë për newsbomb.al, Elena Xhina, thotë ndër të tjera se do të jetë një zë i fuqishëm në parlament në fushën e ligjeve, duke shfrytëzuar dhe eksperiencën e saj 15 vjeçare në këtë drejtim.
Deputetja Xhina tregon se vota e saj në shumicën e rasteve do të jetë pro mazhorancës, por kjo gjithmonë e koordinuar me vendimet e partisë së saj.
“Ne si deputetë, pavarësisht se kryetari nuk është në parlament besoj se do të jemi unison. Por gjithmonë kjo do të varet nga çështjet që do të vijnë për diskutim në Parlament, pasi nuk mund të them që për të gjitha do jem pro, apo e anasjellta. Por në përgjithësi unë mendoj se do të jetë në favor të pozitës së tanishme”, tha Xhina.

NUK MUND TE NDODHE NDRYSHE !
Jo vetem mendjen por edhe fytyren moter Xhina e paske si Shqiperia qe duam !
Janë bërë koment por nuk i botoni. Ju e dini. Gazeta është e juaja personale.
Çapajevi