Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë është infermierja Mirela Ferracaku. Ajo zëvendëson deputetin e dorëhequr Mark Frroku, i cili ndodhet i arrestuar për vrasje.
Në listën e partisë së tij i dyti ishte Arben Frroku, i cili është aktualisht i arratisur pasi akuzohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka vendosur t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë për zonën zgjedhore qarku Shkodër, zj. Mirela Ferracaku.
Sipas CV-së së saj, Ferracaku ka lindur në fshatin Trush të Shkodrës. Arsimi i saj është i mesëm dhe 3-vjeçaren e fakultetit të Infermierisë.
Deri në vitin 2012, Ferracaku ka punuar si ndihmësmjeke në Komunën Berdicë. Vit kur ka hyrë në politikë. Fillimisht është afruar me Bamir Topin dhe më pas me Partinë Kristian Demokratike.
Aktualisht Ferracaku ndodhet jashtë vendit për arsye shëndetësore por me datë 24 dhjetor pritet të betohet si deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë. /Dita/

Eja trushaqase eja, se parlamentit te gallates vetem ti i mungoje. Si ndihmesmjeke qe je ben mire te zesh vend menjehere afer Saliut. Ai do kete nevoje per ty.
Nuk i prano parlamenti mjek,vetem ndimes mjek, pompista,coban,tregtaruc,pjesa me e madhe nuke dine te nxjerrin sip. e trekendeshit pastaj ligji miratohet me shumic votash.
ne parlament duhet nje mami dhe nje gjinekollog.
Kris 1 ? Edhe ai specialitet qe thoni ju duhet por une the se nje mjedis sharlatanesh , uleritsish,psikopatesh,hipokritesh,sociopatesh mbase me perpara se per cdo zanat tjeter ka nevoje per psikiater ,neurologe e psikologe ? Nderime ! PS/ne koefidence do tju thosha se ne te vertete duhen tredhesit !