Deputetja ndan foton e vajzës së vdekur në aksidentin e djeshëm: Faleminderit për…

redaktor

Flutura Açka, deputetja e PD e zgjedhur më 25 prill, ka zbuluar sot portretin e bukur dhe fatin e trishtë të një vajze të re, studente që bashkëpunoi me të gjatë fushatës elektorale në Elbasan: të Aurora Bashës, 20-vjeçares e cila ndërroi jetë të premten në mënyrë tragjike.

“Pushofsh në paqe Aurora Basha, – shkruan Açka. – Faleminderit për ditët e bukura e të vrullshme që ndave me në në fushatë. Fytyra jote e paqtë dhe rinia jote e këputur do t’i mungojë auditorëve të universitetit, edhe neve që të njohëm e të deshëm. Në emër të të gjithë shtabit elektoral, i përcjellim ngushëllime familjes. Qoftë hera e fundit që rrugët shqiptare përgjaken kësisoj,” përfundon shkrimtarja dhe deputetja.

Aurora Basha nga Lushnja, vajza në fotografi, mbeti viktimë në aksidentin që ndodhi dje në urën e Bubullimës në Lushnjë, pasi taksia me të cilën ajo udhëtonte ra përmbys në ujë. Bashkë me Aurora Bashën humbi jetën edhe taksisti 68-vjeçar nga Berati, Xhezmi Oshafi.

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments
  • Fatkeqesi per ndarjen e parakoshme nga jeta te kesaj vajze,Nuk eshte pa faj dhe ajo qe ka marre taksixhi nje pesionist qe duhej te ishte prane oxhakut me niper e mbesa.Faj ka dhe policia qe i lejon keta te moshuar te punojne akoma

  • Më vjen keq për këtë vajze të re që u largua në fillimet e jetës.
    Do të gezohesha që ne atë taksi të ishtë e
    Flutura Açka ,një shpirt katile që urrehet nga të gjithë.

  • Me vjen shume keq per humbjen e jetes se vajzes nga lushnja dhe i shpreh ngushellimet e mija me te sinqerta. Por nje gje nuk e kuptoj perse vajza nga lushnja paska bere fushate ne Elbasan per Acken?!! Edhe une kam mendimin si “hollandesja”.

  • Acken natyra e ka krijuar si gomar mashkull,nga ato qe benin tre norma ne kooperative.
    Derrnia(kembengulja),nuk te ben jo shkrimtare,por as qytetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *