Një revistë gjermane njofton se një agjenci amerikane zbulimi ka vendosur pajisje përgjimi në zyrat e Bashkimit Evropian dhe ka siguruar qasje në rrjetet e brendshme kompjuterike të BE-së, lajmi i fundit në një valë njoftimesh për programe amerikane të dyshuara zbulimi.
Der Spiegel thotë se artikulli i saj i sotëm mbështetet tek një dokument sekret i Agjencisë Kombëtare amerikane të Zbulimit, të siguruar nga ish-kontraktori i kësaj agjencie, Edward Snowden.
Dokumenti i shtatorit 2010 përmban detaje sesi Agjencia Kombëtare e Zbulimit kishte vendosur mikrofona në zyrat e Bashkimit Evropian në Washington, Kombet e Bashkuara dhe Bruksel, dhe sesi agjencia kishte depërtuar në rrjetin e kompjuterave të BE-së, përfshirë qasjen në mesazhe elektronike dhe dokumenta.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz nxorri një deklaratë ku kërkon sqarim të plotë për këtë artikull dhe informacion nga autoritetet amerikane. Zoti Schulc tha se nëse ky lajm është i vërtetë, do të kishte një ndikim shumë negativ tek marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Pergjimet dhe lufta brenda llojit ka kohe qe ka filluar, por Europa e BE, kane qene te “zene ” me punet e LGBT, te martesave brenda te njejtit seks dhe me trans seksualet dhe tani e kuptuan qe jane pergjuar te pergjumurit. Agjensia Kombetare e Zbulimit (CIA) e USA, eshte me e madhja, me e sofistikuar dhe me e plotesuara me fonde monetare dhe materiale si askush tjeter ne bote. Me vendet ish komuniste ka mbaruar pune, do merret me ne , ne tregojme vete s’ka nevoj per spiunzh e keshtu me rradhe. Problem ka vetem me Ariun Polar, Rusine dhe kontrollon te tijet ne BE. Keshtu BE kontrollohet, c’te keqe ka ,vete thone dhe e kane shprehur edhe me marreveshje qe e kane partnerin kryesor ne ekonomi, politike dhe ne stabilizimin e botes nga organizat kriminale dhe terroriste, jane kunder diktaturave dhe promovojne demokracine ne bote. BE eshte out , (aut), nuk di sa vite ka qe pergjohet e kontrollohet dhe sa vite do te shkoje kjo pune, keshtu qe vazhdoni studimet per LGBT dhe grupe te ngjasheme me te, rrini urte dhe mos ” Bani za “.