Der Standard: Maqedonia mbetet mollë sherri dhe fuçi baruti për rajonin

Elton Tafaruci

“Duhet të ketë vdekje, përpara se komuniteti ndërkombëtar të marrë vesh, që Ballkani akoma është në krizë. Me të gjitha problemet e saj,” shkruante para një viti njohësi i mirë i Maqedonisë gjermani Klaus Schrameyer.

Kjo thënie erdhi pikërisht pas ngjarjeve misterioze në Kumanovë ku vdiqën disa persona dhe kishte protesta kundër një prej qeverive më të korruptuara të Europës.

Rasti i fundit i tensionimit të situatës është falja e përgjithshme për 56 persona kryesisht të korruptuar e të lidhur me qeverinë e VMRO. Ky stabilitet i rrënuar ndodhet edhe para fluksit të madh të refugjatëve. Merkel paralajmëroi prej në vjeshtë 2015 se mbyllja e kufijve ballkanikë mund të sillte tensione të reja në Ballkan.

Çështja Maqedonase nuk është zgjidhur prej Luftërave Ballkanike në 1912-13. Vendi që ishte pjesë e ish Jugosllavisë njihet nga fqinjët si bullgarë perëndimorë, serbë jugorë ose slavofonë grekë. Gjithashtu pjesë të territorit të saj kërkohen edhe nga nacionalistët shqiptarë, të cilët përbëjnë 25 përqind të popullsisë.

Para 15 viteve kishte një konflikt të përgjakshëm mes çlirimtarëve shqiptarë dhe trupave maqedonase të cilët nënshkruan paqe nën intervenimin e NATO.

Vendi kalon krizën e integrimeve nga Greqia për shkak të kontestimit të emrit, përkundër Komisionit të Badinterit në 1992. Të gjithë qeveritë greke kanë kërkuar ndryshimin e emrit dhe simboleve të Maqedonisë.

Andaj ky vend i varfër është kthyer, veçanërisht gjatë dhjetëvjeçarit të sundimit nga VMRO e Nikola Gruevskit, në një ndër vendet më të korruptuara, por edhe që nuk ka emër. “FYROM” – “Former Yugoslav Republic of Macedonia”.

Greqia me sjelljën e saj ndaj Maqedonisë mund ti hedhë benzinë zjarrit. “Ballkani, për grekët është parë me një sy nënvlerësues,” thotë sociologu grek Michael Kalpanides. Kjo sjellje ka radikalizuar edhe maqedonasit nacionalistë. Në të njëjtën kohë banorët shqiptarë nuk duan të jenë banorë të klasës së dytë.

Fuqia opozitare dhe e komunitetin ndërkombëtar sollën tërheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski në janar 2016, që duhet të ketë përgjuar 20.000 banorë ilegalisht.

Ndërsa tani me faljen presidenciale mund ta zhysë vendin në kaos. Kjo më pas do shfrytëzohej nga refugjatët për t’u futur në Maqedoni masovikisht për të sjellë edhe destabilizimin e regjionit në tërësi. Maqedonia mbetet akoma një mollë sherri dhe fuçi baruti për një Europë të bashkuar por në krizë.

Share This Article
1 Comment
  • Jo “fuqi”, po “fuçi” baruti, o gazetar.
    Ne gjuhen shqipe fuqi dhe fuçi jane dy fjale te ndryshme qe s’kane lidhje me njera-tjetren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *