Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronarin e kompanisë “Sulollari Klima”, Ardian Sulollari pas aksidentit të frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme ne QSUT, ku shkëputja e ashensorit dëmtoi rëndë dy persona.
Blutë bëjnë me dije se krahas Ardian Sulollarit është proceduar penalisht edhe tekniku përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit, Ermal Braja. Të dy ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Siç duket edhe nga fotoja, barrela pacientes është zënë nga ashensori duke e dëmtuar rëndë atë, ndërkohë që na pllaka gjendet sasi e madhe gjaku. Krahas 80-vjeçares, i dëmtuar mbeti edhe barrelisti i QSUT-së, i cili ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët e tij.
Gruaja 80-vjeçare ishte duke u çuar për një skaner bashkë me barrelistin e QSUT-së kur është shkëputur ashensori duke i bërë të moshuarën sanduiç mes derës dhe katit të mësipërm.
Gjendja e saj është tepër e rëndë, kurse barrelisti duket të jetë disi më stabël. E moshuara është në reanimacionin e QSUT-së dhe për shkak të gjendjes nuk mund të lëvizë nga aty. Mjekët synojnë ta dërgojnë për mjekim më të specializuar në Sanatorium pasi ka dëmtime të shumta në mushkëri. Krahas tyre, e moshuara ka dëmtime edhe në kokë.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
– E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori;
– A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Mjekesia rames, edhe nje ashensor qe ka spitali e ka te shkaterruar sa ze njerezit brenda dhe rrasin ne burg fakiret e shkrete qe per shkak te sistemit mizerje pranojne te punojne per pese leke dhe marrin pergjegjesi qe po te ishin ne kushte te tjera sdi ti merrnin kurre.
kjo eshte nje kembane alarmi per te tere ata qr e mbajne kete shtet fallco ne kembe, sado e vogel te jete neglizgenca apo mbyllja e njerit sy apo njerit vesh per ate cka ju eshte ngarkuar pergjegjesi, duhet te rikujtoni ketonraste qe te ndergjegjesoheni e te mebdoheni dy here kur miratoni apo lejoni ate qe nuk duhet dhe nuk do ta benit po te ishit te lire.
Edhe ne kushtet ekstreme qe punoni duhet te keni dicka te shkruajtur per te faktuar se ju e keni adresuar dhe drejtoret te vrasin veten me pas e te shkoj e ne burg sic i takon se fundja leket ata i marrin.
Rama e ka fajin per gjendjen teknike te ashensorit o koke rroçke ?
Ty duhet te te bejne vaksinen e Covid ne koke !