Derbi i Madridit, Atletiko kapitullon galaktikët e Realit

Dita

Reali mund të jetë kampion i Europës dhe skuadra me sulmin më të mirë në kontinent, por derbi i kryqytetit spanjoll është i tëri bardhekuq si tribunat ku valëviteshin mbi 54 mijë flamuj në Vincente Calderon, ku skuadra e Simeones, jo thjesht mposhti 4-0 Realin, por i dha një leksion që do të mbahet mend gjatë .

Reali paraqitej me shumë mungesa në prapavijë përballë Los Colchoneros por mbante shpresat te rikthimi i Ronaldos që formonte tredhëmbëshin e famshëm me Benzema e Bale, ndërsa te bardhekuqtë Simeone hidhte nga minuta e parë në sulm Mandzukic dhe Griezman, sfida filloi me një telash për El Cholon që ju desh të zëvendësonte Koken e dëmtuar me Saul Nigez që në minutën e 10, por nuk kishte dëmtim që mund të ndalte furinë e Atletikos.

Los Colchoneros në avantazh që në minutën e 14, krosim i JuanFran me mandzukic që mbron topin për të ftuar në qendër Thiago Mendez që me goditjen e tij në kufijtë e zonës i shpoi duart Iker Casillas. Duket si një deja vu e përballjes së fazës së parë kur ishte sërish Thiago ai që ndëshkoi i pari Realin,  ishte goli i tij i 4 ndaj Los Blancos, i pari që nuk e shënon me kokë. Makthi për Realin sapo kishte filluar pasi pa marë mirë veten skuadra e Ancelotit u ndëshkua sërish, raporton Supersport.

Gol i denjë për kinotekën. Fantastik, Saul në një roveshatë me të majtën pas krosimit të Siqueras, që lë me gojë hapur edhe vetë Ancelottin. 2-0 për Atletikon në minutën e 18.  Edhe pse në avantazhin e dy golave Atletiko ruajti intensitetin duke u shfaqur sërish rrezikshëm në anët e Casillas, duke vënë në gjumë Realin që u shfaq impotent për të krijuar dhe e mbylli pjesën e parë i asfaltuar 2-0 nga Atletikom, skenar që u përsërit edhe në pjesën e dytë.  Griezman në minutën e 58 vuri në provë sërish Casillas dhe dy minuta më vonë e coi topin lart në roveshatë, por tentativa e tretë rezultoi e vërteta për francezin.

 

Griezman shënoi golin e tij të parë ndaj Realit duke i paraprirë Varane pas spondit të Saul në krosimin e Turan, ishte goli i knock outit, por jo i fundit, pasi sfida vijoi të ishte një monolog bardhekuq me Mario Mandukic që u vuri vulën poshtërimit të Realit në minutën e 89 kur gozhdoi në rrjetë topin e krosuar nga Fernando Torres për golin e 4-0. Ishte kjo hakmarrja perfekte e Atletikos për atë finale të humbur në Lisbonë, në fakt Reali që pas La Decimas nuk fiton më pas Atletikos që pasi humbi trofeun më të cmuar, i ka rrëmbyer Superkupën, e eleminoi nga Kupa e Mbretit dhe e mposhti në të dy përballjet e La Ligas, kjo e fundit ishte një dominim total nga fillimi në fund. Atletiko jo vetëm mbetet në lojë për titullin, por tregoi se kampionët janë ende skuadra për t’u mposhtur.

Share This Article
1 Comment
  • ua aaaaaaaa ronalda ,topistja e arteeee ,si more nuk beri kjo ronalda gol ,apo nuk po e merr me dozen e dopingut .
    ah,cja q….u te zonjen ne vere atletiko qe per 2 jave e mundi 2 here dhe ja beri 8-2
    2-0
    2-2
    4-0. !
    kane dhe goje ekipi i bardhoshkave te flasin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *