Përfundon 1-1 derbi i Milanos. Dhe Milanit ka për çfarë t’i vijë keq, sidomos pasi bëri një lojë të përkryer në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh me një gol të El Sharait në minutën e 21-të. Por në këmbim Interi shënoi në pjesën e dytë, në ’71 golin e barazimit, duke dhuruar shumë pak emocione për këtë derbi.
Ndërkohë, Juventusi fitoi 3-0 ndaj Sienës në “Juventus Stadium” duke thelluar në +7 diferencën ndaj Napolit të vendit të dytë që luan të hënën në transfertën e vështirë kundër Udinezes.
Lihtshtajner zhbllokoi rezultatin në minutën e ‘31 të takimit. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, fillimisht Xhovinko në minutën e ‘74 dhe më pas Pogba në të ‘89 vulosin gjithçka.
Roma tregoi që fitorja ndaj Juventusit në javën e kaluar nuk ishte rastësi. Verdhekuqtë fituan jo pa vështirësi në transfertë ndaj Atalantës me rezultatin 2-3. Goleadë në Sardenja. Kaljari vendas fitoi dramatikisht 4-3 ndaj Torinos, ndërsa Parma u trondit 1-2 në fushën e saj nga ana e Katanias.
Më herët, Sampdoria fitoi 2-0 ndaj Kievos.
