Derbi i Shqipërisë do të luhet të premten me drita, por… pa tifozë

Ornela

Klubi i Tiranës ka konfirmuar se derbi i Shqipërisë mes bardhebluve dhe Vllaznisë do të luhet ditën e premte në stadiumin Selman Stërmasi nën dritat e prozhektorëve në orën 18:00.

Kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozëve në stadium për shkak të dënimit që ka marrë Tirana për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në derbin ndaj Partizanit.

Njoftimi i klubit:

“Ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet ditën e Premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00.

Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, shkak i incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve, duke shpresuar dhe besuar që nuk do të ketë më të tjera sjellje jo sportive që dënojnë dhe mbyllin dyert për të gjithë tifozerinë bardheblu”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *