Në prag të derbit kryeqytetas midis Partizanit dhe Tiranës, trajnerët e të dy kampeve kanë ndezur situatën.
Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, deklaron se derbi nuk ka një ekip favorit.
“Nuk mund ta them kurrsesi se jemi favoritë, sepse derbii anashkalon problemet që mund të kenë skuadrat. Ky derbi i ka të tre rezultatet brenda”, deklaroi Duro.
Sipas trajnerit të Partizanit, ky derbi nuk do të jetë si të tjerët.
“Unë në fakt nuk prisja që derbi të luhej me tifozë, sepse edhe nëse Komisioni I Apelit do të mblidhje, nga 15 ndeshje që është dënuar Tirana nuk mund të kishte një ulje të tillë të masës ndëshkimore që
sfida e radhës të luhej me tifozë. Sigurisht që pa tifozë nuk është e njëjta gjë, sepse prania e ty re i motivon vetvetiu futbollistët”, tha Duro.
Ndërsa trajneri i Tiranës, Gugash Magani, u ka kërkuar futbollistëve të tij që të ruajnë qetësinë dhe ta harrojnë sa më shpejt atë që ka ndodhur në javën e fundit. /E.K
