Derbi, tifozët e Partizanit në radhë për bileta

redaktor

Interesim i jashtëzakonshëm nga tifozët e Partizanit për derbin e së hënës. Që nga mëngjesi i së shtunës dolën në shitje biletat për tifozët e kuq, të cilët mësynë në pikën e shitjes te zona e 9 katësheve. Qindra tifozë të Partizanit kërkonin me ngulm sa më shumë bileta për ta ndjekur sfidën nga afër dhe parashikohet që brenda një kohe të shkurtër të gjitha biletat të shiten. Ndryshon situata për Tiranën, pasi biletat për tifozët bardheblu nuk kanë dalë ende në shitje.

Klasifikimi i të dyja skuadrave në renditje e ka rritur ndjeshëm interesin dhe kjo është reflektuar edhe te shitja e biletave, prandaj pritet që të hënën “Qemal Stafa” të përjetojë një mbrëmje të flaktë, të ngjashme me atë që krijohet zakonisht kur në stadiumin e kryeqytetit luante Kombëtarja Shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *