Derdhet solari në rrugë, bllokohet aksi Ballsh-Patos

Leda Hysa

Rruga Ballsh-Patos është bllokuar prej mbrëmjes së djeshme si pasojë e derdhjes së solarit në rrugë nga një autobot.

Bllokimi ka ndodhur rreth orës 23:30 në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset nga Patosi dhe Fieri.

Me dhjetra autobote kanë mbetur të bllokuara pasi nuk kalojnë dot për shkak të solarit të derdhur në rrugë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *