Një 21-vjeçar, u dërgua këtë të enjte si i pandehur në gjykatë për akuzën e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht, thënë ndryshe si personi që qëlloi me hurma dhe vezë automjetin me të cilin po udhëtonte kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, gjatë vizitës në Tiranë.
Në përfundim të hetimeve, prokurori Gjon Kodra thekson se Taulant Capa ka goditur me hurmë pikërisht në drejtim të automjetit të Gruevskit, e më pas është larguar me vrap.
Por, sipas prokurorit, pas pyetjes së shumë personave që kishin dijeni rreth kesaj ngjarjeje, nga hetimet ka rezultuar se gjatë vizites së kryeministrit Gruevski në Tirane, Taulant Capa ka takuar një shokun e tij, që e ka njoftuar se do të hidhte disa vezë për të fyer kryeministin maqedonas, për arsye të diskriminimit të faktorit shqiptar në Maqedoni.
Më tej, prokurori shprehet se rreth orës 16.30, të datës 23 nëntor 2012, pasi ka përfunduar një takim me kryeministrin shqiptar, pranë Rektoratit ka kaluar eskorta e kryeministrit maqedonas dhe capa e ka goditur me tre veze dhe një hurmë.
Prokurori përmend në dosje edhe akt-motivimin e policisë për rastin Capa, ku dosjes se 21-vjeçarit për rastin Gruevski, i është bashkangjitur edhe pjesëmarrja e tij në një manifestim përpara Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me 28 qershor 2012, si dhe angazhimi ne protestat kunder importit te mbetjeve organike.
Për incidentin me kryeministrit Gruevski, sipas prokurorise, Taulant Capa i ka kryer spontanisht dhe jo te organizuara.
Per kete dosje, Prokuroria radhit nje sere veprimesh hetimore, sikurse edhe pyetja e shefit te policise se komisariatit numer nje dhe vartesve te tij, te cilet per shkak te planit te masave per viziten e kryeministrit maqedonas ne Shqiperi kane qene deshmitare ne momentin e sulmit me veze e hurma, por qe nuk ia kane dale dot ta kapin ne flagrance, pasi i riu eshte larguar me shpejtesi.
Aktualisht, Taulant Capa ka mbi vete nje mase shtrenguese detyrim paraqitje te vendosur nga gjykata, nderkohe qe pas perfundimit te hetimeve ndaj tij pritet te nise procesi ne dhomen penale ne kryeqytetit./tch