Dërgohet në ‘Venecia” drafti i drejtësisë, opozita jep sugjerime për emërimet

Saimir Lleshi

Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar sot për në Komisionin e Venecias draftin për reformën në drejtësi. Bashkë me draftin janë dorëzuar edhe dy opinionet e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në opinionin e Partisë Demokratike prej rreth 70 faqesh. Opozita ka përpiluar rreth 42 vërejtje ndaj draftit të mazhorancës që sipas saj synohen kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Projekt Amendamentet që po i paraqiten për mendim final janë produkt i një procesi të njëanshëm, jokonsensual dhe pa marrë parasysh vërejtjet, shtesat dhe zgjidhjet racionale të Opozitës parlamentare”, thekson opozita në opinionin e saj.

Më tej flitet edhe për miratimin e gjyqtarëve, pika më e debatuar së fundi. Edhe një herë, demokratët theksojnë se miratimi me 3/5-t i gjyqtarëve synon kapjen e sistemit.

“Opozita shqiptare ka shprehur shqetësimin mbi numrin e madh të anëtarëve të Këshillit që zgjidhen nga Parlamenti. Një zgjidhje duhet të gjendet duke siguruar që edhe opozita të ketë ndikim në përbërjen e Këshillit. Një mundësi do të ishte që të kërkohet një shumicë prej dy të tretat (2/3 si në Spanjë) ose tre të katërtat (3/4) për emërimin nga Parlamenti, apo një mundësi tjetër është që dy anëtarë avokat të caktohen nga opozita parlamentare.

Duket e këshillueshme që të ndërmerren hapa për të siguruar që opozita parlamentare të ketë gjithashtu një rol në përcaktimin e anëtarëve të Këshillit; nëse kjo do të respektohet dhe në qoftë se neni 15 zbatohet si duhet, atëherë do të jetë një mjet efektiv për një gjyqësor të pavarur, në përputhje me ato që ekzistojnë në vende të tjera demokratike”, thuhet më tej.

Ekspertët  kritikojnë parashikimet për ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të lartë në sistemin e drejtësisë.

“Nëpërmjet kësaj dispozite dhe dispozitave tranzitore, siç e evidenton rrezikun edhe Opinioni i Ndërmjetëm, mazhoranca synon ti ndërpresë mandatin të gjithë anëtarëve ekzistues, dhe ti zëvendësojë ata me persona të emëruar me formulën e re, duke treguar qartësisht se qëllimi i reformës është kapja dhe përfitimi politik i momentin”. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *