Deri kur do ta mbajë Shqipëria në kurriz këtë klasë parapolitike?

Ornela

Nga Bedri Islami

Nuk besoj se diku tjetër një klasë politike më të vjetër, më hipokrite, zhvatëse dhe pjesë e oligarkisë financiare, si kjo në vendin tonë.

Në 30 vite pluralizëm kjo klasë politike u kalcifikua, u rrënjos dhe është vetëshpallur baballare e kombit, kur në fakt janë rrëmihësit e jetës së tij.

Një tabor politik, që i është mveshur partive të mëdha, për të qenë pjesë e politikës, pra e zhvatjes dhe për të dërdëllitur nëpër ekranet TV, sikur ata dhe vetëm ata, janë më të diturit, më të ndershmit, më të aftët…

Në fakt, më shumë se nga kushdo tjetër, prej tyre vjen e keqja e këtij vendi. Ata ishin diktatura mbi demokracinë dhe mbetën të tillë.

Kjo klasë politike kërkon me ngulm të njëjtin sistem zgjedhor, listat e mbyllura, vendet e tyre të sigurta në parlament, ku gjithnjë kanë qenë bisht i dikujt dhe lehës ndaj dikujt tjetër.

Pallavrat e tempujve të mykur të partive kanë bërë që të ngrihen resorte përrallash në vendet me të hijshme të vendit, të krijohen blloqe parajsore, dhe të gjitha përmes vjedhjeve, përvetësimit dhe jo pak herë krimit.

Klasa e tashme politike, ndërsa luan ditën lojën e luftës, në darkë shtriqet në të njëjtin shtrat politik, sepse , përmes këtij shtrati pa divorc janë të gjitha: pushteti i Njëshit, që zgjedh me dorën e tij deputetët që do ai dhe që paguajnë për të qenë deputet, që largon mendjen dhe afron krimin, që i shpall të huaj akademikët dhe i pranon oligarkët.

Një sistem zgjedhor, që, qoftë përmes listave të mbyllura apo të hapura, ( shikoni rastin e Kosovës) oligarku, i forti, beniamini i shefit do të lulëzojë, sepse tashmë krimi është bërë i pranishëm…ai ka fituar pushtetin e pestë, të padiskutueshmin, atë të parasë…

Kur do të ketë Shqipëria klasën politike që meriton?

Askush nuk e di! Në fakt, ne kemi aktualisht një klasë parapolitike, të deformuar dhe pak të dinjitetshme.

Nuk është një fenomen i ri. Është ripërsëritje e asaj që ka shkuar dhe që, nesër, mund të jetë përsëri.

Në 108 vite shtet të pavarur ajo që i ka munguar më së shumti këtij vendi ka qenë klasa politike e lidhur me fatin e tij.

Ka ndodhur në qeverinë e parë të Ismail Qemalit, duke tejshkuar të gjitha, dhe po ndodh tani në qeverinë e dytë të Edi Ramës. Asnjëra prej tyre, në këto 30 vite,  nuk ka qenë më e rrezikshme dhe fatkobe se sa qeverisjet e Berishës, por kjo nuk është alibi për të tjerat!

30 vite pluralizëm treguan se edhe në sistemin e tashëm, ashtu si monarki, në republikë parlamentare, në republikë presidenciale, në protektorat, në qeveri kuislinge, nën regjencë,në diktaturë të proletariatit, mungesa më e madhe është klasa politike.

Është vuajtur gjithnjë për një klasë politike dhe  elitare, të frymëzuar nga besimi, ndaj së cilës, as oborri monarkik, as i regjencës,as i dualizmit, as i Republikës, as i tashëm,të kishte ndikim mbi ta.

Gjithnjë në kërkim të një klase politike dhe qeverisje të urtë, që nuk influencohen as nga joshjet, as nga frikësimet, as nga terratitë, por që të ushtronin me kryelartësi privilegjin për të krijuar dhe miratuar ligje të drejta dhe të zbatueshme, që kritikonin pushtetin qeverisës dhe, ku, pasi kishin thënë mendimin e tyre pa frikë dhe guximshëm për çka ndodh në shtet, pavarësisht se kush i ka deleguar, ushtrojnë të drejtën e tyre për të kontrolluar shtetarët e lartë dhe për t+iu larguar ato.

Në tridhjetë vite pluralizëm, më shumë se mend dhe rrugështrirje vizionesh kemi dëgjuar sharje, mallkime, lëpirje, kurrizulje, bastisje, denigrime.

Po të ishin të vërteta ato që ka thënë Berisha për Ilir Metën, ky i fundit nuk do të kishte dalur kurrë nga burgjet e rëna!

Po të ishin të vërteta ato që ka thënë Berisha për Ramën, ky i fundit do të ishte në fillimin e burgimit të tij pafund!

Nëse do të ishin të vërteta çfarë ka thënë Meta për Berishën dhe familjen e tij, e gjithë familja ish kryeministrore do të ishte , ose në arrati, ose në një lëmsh burgu që nuk do të merrej vesh!

Nëse do të ishin të vërteta se çfarë ka thënë Rama për Berishën, familjen e tij dhe njerëzit rreth tij, ajo familje nuk do të ishte askund!

E njëjta gjë ka ndodhur në “duelin” Berisha-Nano, Rama-Meta, Meta-Basha, Majko-Berisha, Nano-Berisha, Pollo- Berisha, Ceka-Berisha, Kryemadhi-Rama, Vasili-Basha, një lëvizje uliksiane e pafund!

Ndoshta të gjitha ishin të vërteta dhe , duhet saktësuar se shumë prej tyre ishin të vërteta! Pasuria marramendëse dëshmon se evërteta ishte hapur e dukshme, por ndëshkimi frikshëm i fshehur!

Klasa politike u pasurua, u zvetnua, hodhi poshtë çdo mirësi, çdo vizion të së ardhmes, çdo trashëgimi të së shkuarës.

Të njëjtët që ngritën monumentet e heronjve të luftës, po ngritin tani monumentet e vrasësve të tyre! Ata që në dhjetor 1990 bënë hapin e parë të lirisë, tani nuk janë. Nga 338 themelues të PD-së, në strukturë ka mbetur vetëm nj,sunduesi i tyre, Berisha. Thuajse të gjithë pjesët e kryesisë së PD-së së tashme vijnë nga familje të regjura komuniste, ndërkohë që duan të nxjerrin sytë e parlamentarëve anash tyre për të njëjtën gjë!

Skalioni i dytë komunist bëri “demokratizimin” e vendit dhe ngritën në piedestal Hijen e sunduesit.

Sa ishin në një stan dhe ose synonin të bëheshin të një stani, ia kanë fërkuar plagët njëri tjetrit, i kanë shkuar për dreka e darka në prag të gjyqeve, i kanë lëpirë fjalët e tyre, rasti Berisha-Nano dhe Berisha-Meta; Rama-Meta dhe Pollo-Berisha; e sapo janë ndarë i janë vërsulur qenërisht njëri tjetrit, për t’u bashkuar rishtas nën një sinjal të ri pushteti!

Njoh figura të pastra pushtetore, që kanë qenë zëvendëskryeministra, ministra, drejtues institucionesh të rëndësishme, që tani jetojnë si gjithë të tjerët, pinë kafenë e lirë, bisedojnë për libra dhe shkencë, por që pasardhësit e tyre i quajnë të pazotë, të aftë, të mjerë, sepse…nuk zgjodhën rastin për të qenë pranë sunduesit dhe pjesë e logorisë së tij!

Institucione të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat monitorojnë Shqipërinë, disa herë, fuqishëm, janë përpjekur të gjejnë mesin e artë në politikën shqiptare dhe duket se nuk kanë njohur si duhet trashëgiminë gjenetike shqiptare , atë të mercenarizmit. Dhe të sunduesit!

Sunduesi i këtyre 30 viteve bëri të zakonshme sundimin e quajtur demokraci; mashtrimin si provë gjenialiteti, vjedhjen si dinakëri, kapjen e shtetit si pushtet suprem i domosdoshëm, sovranitetin si lojë fjalësh!

Liderët e tashëm kanë më dëshirë që masat të fillojnë e të tërbohen, të godasin, të pushtojnë, dhe arsyeja të errësohet, se sa të qeverisin pas mendimit dhe idesë!

Tre të katërtat e parlamentarëve janë anonimë! Liderët janë të njëjtët, por vatha e tyre ka ndryshuar! Brenda tufës së liderëve mbetet i paprekshëm vetëm sunduesi i tyre! Hosana për të!

Secili që merr pushtetin, nga lider kthehet në sundues!

Përpara vullnetit të sunduesit parlamentet, qeveritarët, zyrtarët nganjëherë bëjnë ndonjë vërejtje të përulur, ndonjëherë murmuritin,por kurrë nuk kundërshtojnë!

Atëherë , çfarë na duhen 140 murmëritës deputetë, 20 ministra, nja 50 zëvendës të tyre, drejtorë të mëdhenj e të vegjël, kur pak kush mendon me kokën e tij dhe të gjithë tundin kokën si e tund sunduesi?!!

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 e kanë ligjëruar sundimin e Njëshit mbi turmën, i kanë zaptuar mendjet, kanë vendosur pushtetin suprem të Njëshit mbi mendjet e pavarura dhe largimin e tyre.

Kjo ka ndodhur shpesh herë, por kurrë si në 30 vitet e fundit! Sepse tani , si kurrë më parë, liria është shpallur ligjërisht e lirë, por praktikisht është e burgosur!

Viti 2008 ngriti prangimin e lirisë dhe legjitimoi Njëshin, sunduesin!

Viti 2020 duhet të fillojë heqjen e prangave! Të bëjë njerëzor njëshin dhe të heqë sunduesin! Është e vështirë të kemi menjëherë Prijësin, por le të kthehemi , të paktën, tek lideri!

Share This Article
28 Comments
  • Ca po i bejn ktit populli kto 3 klasa politike nuk ja ka ber as serbi e greku bashk kto 3 parti me ish komunista brenda po deboin populin te emigroi esht fikur shpresa kto duhen djegur me vajguri brenda ne parlament se vetem te vjedhin din

    • Mendoj se e vetemja zgjidhje e vertete demokratike eshte REFERENDUMI i organizuar nga shoqeria civile ,intelektuale ,e ndershme dhe patriotike ,te tjerat jane gjithmone zgjedhja e njeshit me lista te hapura apo te mbyllura pra thjeshte demagogji ,por deri atehere duhet te kenaqemi me zgjedhjet e kryetareve te partive duke forcuar ligjin dhe shtetin ligjor.Pra ku çdokush te kete frike ligjin dhe ku ky i fundit te jete i pameshirshem ndaj çdo personi me apo pa imunitet qofte,i pasur apo i verfer qofte…

      • Ke te drejte z.Korcari , por e verteta eshte qe , nuk ka mbetur kush pa u perlyer ne kete republiken tone 3-dynym . Shoqeria civile ne Shqiperi eshte inekzistente , e percare , e ndare ne parcela midis partive dhe tejet e pa besueshme . A mun t`i zihet bese Sazan Gurit ,… po Elsa Ballaurit dhe nje tufe me derra e klloune , qe kane futur feckat e tyre atje , vetem per t`u pasuruar , vetem per interesa personale e familjare , pa menduar nje here te vetme per kombin e shtetin ! Ndaj , problemi nuk eshte kaq i thjeshte dhe nuk mund te zgjidhet me nje te rene te lapsit . Nuk ishte rastesi shkrirja e Akademise se Shkencave dhe neperkembja qe i behet asaj edhe sot , nga te gjithe lideret politike .

  • Nuk ka per te ndryshuar asnjehere !
    Sa me shume e sa me fort ja hypin e sa me fort ja fusin shqipove aq me shume e do e aq me shume mburren me karin e burrafortave te politikes por edhe te krimit.

  • I dashur Z.Bedri Islami! Mire e ke shkruar, por eshte vetem nje cope e se vertetes! Nje komb-popull tjeter do ta bente! Do ta largonte kete klase politike! Por jo ne shqiptaret! Ne nuk duam shtet,ligje! Ne duam politikane te korruptuar te na hedhin edhe neve disa therrime korrupsioni! Ky popull kete politike pjell! Por le te supozojme qe do te largohen keta qe permend dhe ke do te votojne shqiptaret? Keni ndonje emer, keni ndonje parti? Ky eshte problemi! Te gjithe politikanet e rinj ose perpiqen t’i ngjajne Saliut ose Rames! Krimba si Luli nuk i duhen kujt! Keshtu je vetem nje iluminist! Shiko gazeten ku shkruan ti Bedri! Lexo vetem komentet qe boton redaktori dhe e kupton se sa “poshte ka rene Kartagjena”. E perdora kete shprehje se ti je nga te vjetrit! Pra do te thosha kete brume kemi me kete do te bejme buke.Konstatime te tilla jane c’do dite neper media! C’duhet bere Z Bedri? Kjo eshte ceshtja….

    • E di unë cduhet bërë.

      Një Holokaust i dytë.

      Për të gjithë politikanët, mbas vdekjes së Enverit, brënda edhe NEXHMIJA fëmijët e sajë bashkë me Ramizin dhe familjen e tij.

      Më pas me të gjithë deri tek Rama.

  • U kalcifikua, terratite, fatkobe, u zvetnua, skalioni… etj. etj. Na e shpifet me kete “Shqipen e re”. Ju duket vetja me intelektuale keshtu?! Apo u ka ngjitur semundjen “lideri global”, se ai e ka pak qejf te shpike gjera te reja.

  • “Kur do të ketë Shqipëria klasën politike që meriton”?Kur ti dhe shume gazetare te tjere,te jeni ne oponence permanente me te gjitha
    Qeverite,kur te investigoni korrupsionin dhe jo te shkruani çarçafe pa fund,pa prekur kurre ne plagë.Menyra se si i trajton problemet,
    eshte nje pakt pasiv me te keqen.SOS,Shteti shqiptar ne rrezik,nga banda e “rilindjes” dhe drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama,ndersa ti
    kodra mbas bregut.Ti shikon hajdutin qe po vjedh,nuk e kap,por thua sikur…!Eshte turp per gazetarine tone, qe skandalin e Unazes se
    madhe e zbuloi Agron Shehaj dhe jo gazetaret.Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote,ku gazetaria merret më shume me opoziten,se sa
    me poziten,nderkoh qe kemi nje Qeveri qe damkosi Shqiperine si Kolumbia e Europes.Dy gjera çalojn shume tek ne,nuk dijm te degjojm
    dhe s’merremi kurre me problemin ne fjale,prandaj edhe nuk i zgjidhim hallet,prandaj edhe rikthehemi tek te vjetrat.Un them ja Ujku,
    ti me tregon gjurmet!Konkret Zoteri,konkret.Shtro nje problem per zgjidhje,dhe zgjidhe deri ne fund..

  • Ja ta thote intelektuali o enveristi fanatik, Bedri Isalmi:

    “Deri kur do ta mbajë Shqipëria në kurriz këtë klasë parapolitike?”

    DERI KUR FASHISTJA NEXHMIJE HOXHA TE MOS GUXOJE ME TE PUBLIKOJE NE MEDIA PROPAGANDEN E SHEMTUAR TE BURRIT TE SAJ SADIST, VRASTA, KILLER PEDERAST

    si:

    Nje REZIL dhe TURP i Shqypnise qe kerkon te antarsohet ne BE

    dhe si:

    NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNISTE TE EVROPES lINDORE.

      • Po ti o Bytha e Enverit:

        E HARROVE PEDERASTIN E NEXHMIJES QE GROPOSIT NE RREZE TE DAJTIT INTELEKTUALET TIRONSA QE NUK DESHEN MURTAJEN BOLSHEVIKE TE BEOGRADIT DHE MOSKES?

  • Po zoti *Z…*.KJO [shtë ÇËSHTIA….Ç,DUHET B Ë R Ë!?

    Rroftë 11 JANARI !?

    Dhimbia e madhe Popull !?

  • Një POPULL ORIENTAL si shqiptaret do ta mbajnë në kurriz sa të duan ATA…….Shqipot injorante derisa duan kultin e individit akoma nuk kanë ndonjë ndryshim nga Irani Afganistani Somalia etj.

    1 popull i izoluar nën 1 injorancë TOTALE dhe pa Perespektive për të ardhmen çfare do ndryshoje,kë do ndryshojë,kur do ta ndryshojë…. kur sot Albanistanezët Shqyhen e shahen webeve sikur u ke q…rë mamanë e fisin bashkë dhe ATA KATUNDARËT qeshin me GOIM-ët poshte,kur GOIM-ët për ATA nëpër
    Protesta vene zjarrin mirë që nuk therrasin vrasje në emer te zotit si ne arabi çfare do presesh…..?Dhe ATA prape qeshin e tallin byçkat e tyre me GOIM-ët.

    Shqiptaret ngopen me lugen bosh se injoranca nuk ka kufi….
    Rrofshin GOIM-ët…!!!!

  • Mos u bej kaq pergjithesues or Bedriu duke dashur te mbrosh ate qe ke qe ne ardhjen ne pushtet 2013 qe e mbron, lavderon, justifikon pra Edi Ramen duke i rrasur te gjithe ne nje thes me emrin “klasa parapolitike”!
    Pyetja qe shtrohet sot ne Shqiperi eshte : Sa do vazhdoje ky vend te qeveriset nga klasa politike Dhjetori-1990 qe ka 30 vjet qe drejton qeverite dhe ka bllokuar ate qe e etiketojne si “zevendesimin e elitave”?
    Kjo eshte pyetja pra!
    Sa kohe akoma Shqiperia do vazhdoje peng i qeverisjeve te nisur nga Nano, Meksi, Majko, Meta, Berisha, Rama te gjithe keta produkt skarco i Dhjetorit-90 te Ramiz Alise?

  • Zigur Qorri ka te drejte.Gazetare te tilla kane bere pakt me te keqen…..Bedri Islami ,dhe te tjere te kesaj kategorie vetem konstatojne,dhe,kete nuke bejne nuk e bejne si duhet..Bedri Islami nuk e ve gishtin ne plage….Ai asnjehere ne shkrimet e tij nuk ka kerkuare rruget e zgjidhjes,perkundrazi ai shprehet se kjo gjendje nuk dihet sa do te vazhdoje(qe perkthehet:ulni kurrizin…perpara sulltaneve ….)Bedri Islamit nuk I mungon kultura se si duhet te dilet nga gjendja.Po pse nuk e ben?Ai nuk e ben se eshte bere bisht i Sulltaneve…Dhe me e keqja eshte se ai mundohet te paralizoje masat e gjera popullore …Kjo ne Shqip do te thote se nje mik I pabese eshte me I keq se sa nje armik….Zoti Bedri thote se pas njeshit vijne bishtat ,tundesit e koka e dhe lehesit…Po pse ju z.Bedri nuk e dini se si I hiqet pushteti “njeshit “ ?Jam I sigurte qe e dini,po nuk doni ta thoni.Ju e dini rolin e referendumit popullor,rolin e Kushtetutes,te Kodit zgjedhor dhe tere legjislacionit ,te cilat jane ndertuuare per te perjetesuare sundimin dhe jo demokracine…Ju e dini si vjen populli ne qeverisje dhe ne kontrollin e qrverisjes …Ju e dini se partite politike jane privatizuare…nga “njeshi”,Ju e dini se qeverisja me e mire behet me keshilla (shikoni Keshillin Europian,Zvicren e tj.)Shikoni si po qeveriset OSBE nga Shqiperia e tj .

  • Ne si hap te pare duhet te ndertojme shkollen fillore.Ajo duhet te mesoje shkrim e kendim dhe Shqiperine. Atdheun ta meson shkolla fillore. Fazat e tjera te shkolles e cojne me tej kete proces. Shkurt; nese duam politikane atdhetare duhet shkolle atdhetare. Ndryshe ja ku jemi.

  • O Bedri ne komentuesit kemi kohe qe themi qe Ramuti eshte vazhdim i Berishes, kriminel, ti thoshe “Nuk ka mundesi, eshte patriot”
    Dhe me gojen plot na quaje maskarenj.

    • Mirel Pushti i Enverit,

      Ramuti apo Edi Rama eshte vazhdim biollogjike dhe ideollogjike i Kristaq Rames, Kilerit vrastar te Enverit, historikisht eshte vazhduesi i pijanecit dhe kumarxhiut te Enverit dhe Nexhmijes, Fatos Nano, pastaj eshte vazhduesi i Sekratarit dhe Varkarit te Enverit, Sali Berisha,

      prandaj:

      Mbyllene halene se qelbe dynjane dhe kete forum te nerum te gazetes DITA me jashteqitjet qe hedh papushim.

      • Po jo o viktime e Enverit.
        Ramuti e beri harram Kristaqin dhe njohu per Baba shpirteror Ramen e Berishajve, dhe per gjysh Ahmet Zogun. Pune kermash si Zogu, Mithati dhe Esati.
        Po ti mos u merzit, se ka nja 70 vjet qe i degjon keto, apo jo?

  • Sali Berisha shkatrroi PD dhe Edi Rama e vdiq fare PS. Atehere kush do te mendoje per demokracine. Duhet vetem Referendum,por me nderhyrjen e te huajve,ndryshe ky popull e ky vend mori fund.

  • Me qarte s’behet Bedri. Te lumte mendja dhe pena bashke. Tre te katertat e parlamentareve jane gojekycurit apo koketundesit anonime te predispozuar vetem per t’u zene vendet njerezve te afte per politikeberje, kurse resti jane zhurmuesit dhe boleferkuesit e hapur te njeshit. Nuk ka sojsezer me te peshtire se ata qe e kane pohimin ne maje te gjuhes.

    Mungesa e kurajos per te kundershtuar njeshin qofte dhe per gafat me minimale eshte shprehje e qarte e varesise se tyre zagarore. Kjo glase parapolitike eshte per t’u nxjerre me lopate nga kuvendi i pushtuar. Pa themelimin e nje klase te re politike eshte e pamundur te kemi ne parlament perfaqesuesit me te mire te popullit. Marreveshja djallezore e mesnates se 2008-es duhet zhbere me hir e me pahir, perndryshe do kalojne edhe tridhjete vite te tjera dhe pyetjet “ku ishe dhe c’bere” do marrin vetem pergjigjet “asgjekundi dhe hicgje”.

  • Daut Turkofagu i Enverit

    Enveri kur dhiste nxirrte gjakun e foshnjave te porsalindura ne Maternjitetin e Tiranes qe Nexhmija urdheronte t’i vrisnin per te mabjtur gjalle pederastin e Gjyles, krim i papare qe e bente ne bashkepunim me doktor Frankeshtajnin Glozheni, ti mbase o MUT enverist nuk e ke degjuar kete lajm qe kishte mbushur Tironen ne vitin 1974, por intelektuali e ka ne memorien e tij si shume shqyptare te ndershem qe u kishte futur friken dhe lemerine lehonave te maternitetit te Tiranes, te cilave doktor Glozheni i mashtronte se femijet e tyre kishin lindur te vdekur per t’i dhene gjakun Diktatorit te semure,

    prandaj:

    Daut Spiun Turkofagu i groshes se kapterit te Enverit:

    MUTI I ENVERIT ISHTE I LYER ME GJAKUN E FOSHNJAVE TE MATERNITETIT TE TIRANES

    Me ndihmen e kafsheve si puna jote dhe te lukuniste se enveriste nga pas.

    Pty! race e keqe prehistorike qe nuk e gjen ne asnje vend te Botes.

  • Z.BEDRI.Kam vite qe ju lexoi ne DITA.Nga ju kam mesuar shume gjera e qe komentoi perdite ne gazeten tuaj te preferuare.
    -Edhe sot ju i beni “ANATOMIN” politikanve tan te fandaksur 30 vjeçar.
    -Por Ju,une e Moikomi,Duka..psh-Japim mendime,por nuk na degjon kush.Mindimi im:
    1-Duhet te marri rruge reforma ne drejtesi,ku SPAK+BKH+GJK me imponim nd/kombetar te dergoi ne REÇ te degjeneruarit e politikes qe nga 1992 djathtas-majtas me ne krye SALISERBIN,Lul Hollandezin,Fatmir Gerdecin,etj. 2-Mandej te behen zgjedhjet e reja brenda sejciles parti me element te devotshem me konkurim real.
    3-Te behet kodi Ri zgjedhor me ndryshim SISTEMI ME LISTA TE HAPURA.Por kete nuk e do opozita e rruges BERISHISTE,pasi me lista te hapura nuk fiton kurre.. Kurre.! .Kjo se Edi Rama i ka deklaruar Salizmit..” beheni kodin zgjedhor si te doni e une di e votoi”.Me vjen shume keq qe ju i futni ne nje thes:Saliun,Lulin,Liken dhe Edi Ramen.Une kam mendimin se sa te jet mbi toke Salizmi dhe fryma e tij ne opozite,Edi Rama do qeverisi gjate.Dhe ne 2021 Ai do fitoi me thelle.Pse:
    -Viti 2920 ka disa ngjarje te medha qe duhet te monitirohen nga D I T A.
    1-Qeveria do likujdoi pasojat e termetit,ku BE do e ndihmoi e monitiroi.Asnje opozit ne bote nuk do merrte persiper nje barre te rende.Por edhe nd/kombetaret nuk mund te lejojne qe nje hajduti si Luli e Like ti varen mullçit ne qafe.
    2-Edi Rama do drejtoi OSBE.Kjo pasi Europa & Amerika ka formuar besim tej Ai per reformat e bera.
    3-Edi Rama do çoi deri ne fund refornen ne drejtesi si investim Amerikan dhe Europian.Deshtimi saj-deshtimi tyre.Kjo eshte leva e ARKIMENTIT qe do hap nje kspitull te Ri ne kete vend..nese SPAK nuk do vazhdoi avazin Berishist.
    4-Sivjet 100 % do hapen negociatat megjithe sterkembeshat e opozites me disa Gjerman si Krriçbauni çadres se Lulit apo Hollandezve te dipllomes fallco te tij.
    5-Deklarimi i Lulit per protesta e zgjedhje te parakoheshme do ishte vetvrasje e perseritur e Lul-Saliut pa mbeshtetje nd/kombetare qe do e zeronte fare opiziten e krimit.
    6-Opozita e rruges duhet te afroi opoziten kuvendore e jo ta injoroi ate,pasi ajo do votoi ne kuvend ligjet qe i duhen vendit dhe BE per hapjen e negociatave,etj.
    -FlM-D I TA,FLM-B.ISLAMI.
    -Nga Mallakastrioti jo anonim.

  • ETHEM LALAJ @….
    Paj zotin mos komento se nuk ndihmon as edhe nje gje . Nuk i duhesh as dreqit e shejtanit .Vetem ul vehten tende .

    Pse akoma nuk e ke kuptuar ti , qe Rama eshte vellai i vogel i pardesyve te bardha si Sali Berisha .? Nu jane kundershtare ,e me vjen keq megjithe se kane kaluar 30 vite si ka mundesi , akoma nuk e ke kuptuar ??

    Pse akoma nuk e ke kuptuar qe nuk jane kundershtare politik me njeri tjetrin .?

    Si ty por edhe per te tjere ,do ipja edhe une nje mendim per kete teme ,o Ethem Lalaj dhe mos e harro kurre .

    SHQIPERIA DO BEHET DHE DO FILLOJE ZHVILLIMI VETEM ATEHERE , KUR OPOZITA DHE MAXHORANCA ,DO TE JENE KUNDERSHTARE TE BETUAR PA KOMPROMISE me njera tjetren ne POLITIKE ,EKONOMI e dreqi me te birin o Hetem Lalaj .Prandaj o komunist i pa ndreqshem , qe lavderon Ramen , ti nuk shikon as edhe 2 metra perpara . Mesoje nje here e pergjithmone nga une ,o morr i kuq ,i shurdher dhe qorr ..

    PS :Ben gafe kur permend se Rama po drejton OSBE me “REFORMA ” te reja .
    Le nam o burr ,dhe a ka me turp ne dynjah ,se sa nje si Rama te drejtoje OSBE kur ky vjedh votat nen stop .Dhe a e di ti Ethem cfare eshte OSBE ?Cfare perfaqeson ? Ke mbulon ? Pyet nje here , sinqerisht se ke haberin fare , e pastaj komento ,Prandaj o Ethem ,ben mire mos te komentoshe me, se nuk i duhesh as dreqit e shejtane ,por vetem ul vehten tende .Te uroj shendet e ETHEM LALAJ:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *